Çdo fëmijë mërzitet ose shqetësohet herë pas here, gjë që është krejtësisht normale, sepse ata ende mësojnë të kontrollojnë emocionet e tyre. Por kur një fëmijë fillon të ketë panik ose të zemërohet, shumë prindër përdorin një frazë të zakonshme që nuk duhet ta thonë kurrë, kur një fëmijë është i mërzitur. Të paktën kështu mendon ekspertja e prindërimit dhe zhvillimit të fëmijëve, Rejçell Romer.
Siç shpjegon ajo, gjëja më e keqe “absolutisht” që një prind mund t’i thotë fëmijës së tij është “qetësohu”. Fëmijëve duhet t’u tregohet apo demonstrohet qetësia dhe kjo frazë mund t’i bëjë ata më të shqetësuar.
“Edhe unë kam dy fëmijë të vegjël katër vjeç dhe mendoj në atë se, kur janë të shqetësuar, t’u thuash të qetësohen është padyshim një nga gjërat më të këqija”, thotë ajo. “Kur i themi një fëmije të qetësohet, ne thjesht po konfirmojmë se emocionet e tij nuk kanë rëndësi dhe se ai duhet t’i kontrollojë ato, gjë që, pa dashje mund të jetë edhe nënçmuese.”
Përveç kësaj, Romer shpjegon se kjo frazë e zakonshme e shumë prindërve shkakton më shumë dëm sesa dobi. “Fëmija ka përshtypjen se nuk është i rëndësishëm, se në një farë mënyre, por edhe në fakt duhet të turpërohet nga reagimet dhe emocionet e tyre dhe kjo nuk është asnjëherë mirë”, përfundon ajo.