Para se të filloni të përdorni ndonjë ilaç, bisedoni me mjekun tuaj për gjërat që duhet të shmangni.
- Grejpfruti
Ky frut ndikon në atë se si qelizat në sistemin e tretjes bartin substancën në të gjithë trupin, ndërsa mund të ndikojnë në 50 ilaçe të ndryshme. Veprimi i ilaçeve të caktuara gjithashtu mund ta zhvlerësojë atë.
- Qumështi
Produktet e qumështit mund ta vështirësojnë organizmin që të përpunojë një antibiotik të veçantë. Mineralet si kalciumi dhe magnezi janë pjesë e përgjegjësisë. Nëse jeni duke marrë antibiotikë, zbuloni nëse ka ndonjë ushqim ose pije që nuk duhet të konsumoni.
- Çokollata
Çokollata e zezë është një nga ushqimet që mund të ndikojë në ekeftin e tabletave të destinuara për gjumë më të lehtë. Ato gjithashtu rrisin efektin e disa barnave stimuluese.
- Shtojca ushqimore që përmbajnë hekur
Ato mund të zvogëlojnë efektin e ilaçit të përdorur për të trajtuar mungesën e hormonit të gjëndrës tiroide.
- Alkooli
Ai anulon efektin e ilaçeve të caktuara, ndërsa në këtë listë bëjnë pjesë ato për presionin e gjakut dhe zemrën. Në të njëjtën kohë, mund të rrisë efektin e disa ilaçeve ose të shkaktojë efekte anësore.
- Kafeja
Mund të zvogëlojë efektin e antipsikotikëve, ose të rrisë efektin e përgatitjeve të acidit acetilsalicilik.
- Vitamina K
Nëse merrni ilaçe që parandalojnë mpiksjen e gjakut, kini kujdes se sa vitaminë K merrni. Mund ta bëjë ilaçin më pak efektiv dhe kështu të rrisë rrezikun e mpiksjes së gjakut. Brokoli, lakra jeshile, majdanozi dhe spinaqi janë disa nga ushqimet më të njohura që përmbajnë një përqindje të lartë të kësaj vitamine.
- Nuk i merrni ilaçet siç ju ka përshkruar mjeku juaj
Rreth 50 përqind e ilaçeve nuk merren siç përshkruhet, kështu personi i marr ato kur i kujtohet, gjë që mund të zvogëlojë efektin. Kushtojini vëmendje asaj që shkruhet në paketë dhe asaj që ju ka thënë mjeku.