RAPORTI SHËNDETËSOR “STADA” PËR MUAJIN SHKURT: Frikësohen nga kanceri por nuk shkojnë për skrining

Rreth tre deri në katër evropianë kanë frikë se mund të preken nga kanceri. Pavarësisht kësaj, ata bëjnë shumë pak tentativa për të bërë një ekzaminim apo trajtim që ta zbulojnë në kohë. Kështu, kanceri i gjirit kërcënon jo vetëm gratë, por edhe burrat, por përgjigja ndaj ekzaminimit preventiv ​​është i ulët në të gjithë Evropën. Nga 16 vendet e ekzaminuara, skriningu është më i shpeshtë në Itali dhe Portugali, me 39%, derisa në Serbi, pavarësisht shkallës së lartë të rasteve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje, vetëm 26%.

Parandalimi është baza për ruajtjen e shëndetit dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve, por deri në 62% e qytetarëve serbë deklarojnë se nuk kanë shkuar kurrë në asnjë nga ekzaminimet parandaluese në dispozicion, dhe e njëjta gjë vlen për 44% të evropianëve.

 

 

Parandalimi është baza për ruajtjen e shëndetit dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve, por pothuajse 62% e qytetarëve serbë deklarojnë se nuk kanë shkuar kurrë në asnjë nga ekzaminimet parandaluese që i kanë në dispozicion, dhe e njëjta gjë vlen për 44% të evropianëve, gjë që tregon qartë një nivelin e ulët të edukimit shëndetësor dhe shkallën e lartë të papërgjegjshmërisë personale kur bëhet fjalë për kujdesin shëndetësor, paralajmëron Raporti Shëndetësor “Stada”.

Derisa nuk reagojnë ndaj ekzaminimeve parandaluese, në të njëjtën kohë 86 për qind e qytetarëve serbë theksojnë dëshirën dhe gatishmërinë për analiza gjenetike si një mënyrë për të parashikuar rreziqet e mundshme shëndetësore në të ardhmen.

Kanë frikë nga kanceri por nuk shkojnë për ekzaminim

Rreth 3 në 4 evropianë kanë frikë se mund të preken nga kanceri. Pavarësisht kësaj, ata bëjnë shumë pak tentativa për të bërë një ekzaminim apo trajtim që ta zbulojnë në kohë.

Raporti shëndetësor “Stada” zbulon se shumica e evropianëve kanë një qëndrim pozitiv ndaj testimit gjenetik. Megjithatë, 14% e atyre do të pajtoheshin me testin nëse mjeku i tyre ua kërkon, me të vetmin qëllim, se nuk do të ndiheshin rehat nëse gjatë gjithë kohës do ta kishin mendjen tek gjenet e tyre.

Kështu, kanceri i gjirit kërcënon jo vetëm gratë, por edhe burrat, por përgjigja ndaj skriningut parandalues ​​është e ulët në të gjithë Evropën. Nga 16 vendet e ekzaminuara, skriningu është më i shpeshtë në Itali dhe Portugali, me 39%, ndërsa në Serbi, pavarësisht shkallës së lartë të rasteve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje, vetëm 26%. Më keq janë vetëm polakët, 17%. E njëjta gjë vlen edhe për skriningun e kancerit të zorrës së trashë, të cilit belgët përgjigjen me përqindjen më të lartë, 41% dhe francezët, 38%, ndërsa në Serbi mezi 11%, që është sërish rezultati më i keq ndër vendet evropiane. Çdo i katërti austriak dhe çdo i pesti gjerman kontrollohen rregullisht për kancerin e prostatës, ndërsa në Serbi vetëm çdo i dhjeti person.

Ndërsa qytetarët e Serbisë prijnë në Evropë për nga interesimi dhe gatishmëria për testimin gjenetik si një formë e sofistikuar parandalimi, në të njëjtën kohë rreth 62% e tyre deklarojnë se nuk kanë shkuar kurrë në asnjë nga ekzaminimet parandaluese.

Serbët kryesojnë në listën për testim gjenetik

Qytetarët e Serbisë 86%, së bashku me portugezët 94% dhe polakët 88%, kryesojnë në Evropë për sa i përket gatishmërisë për t’iu nënshtruar testeve gjenetike që mund të përcaktojnë, ndër të tjera, nivelin e mundshëm të rrezikut shëndetësor të individit për zhvillimin e një sëmundjeje të caktuar në të ardhmen. Qytetarët e Serbisë tregojnë veçanërisht interesimin e tyre për testimin gjenetik si një mënyrë për parashikimin e hershëm të rrezikut të mundshëm për t’u prekur nga kanceri.

Raporti shëndetësor “Stada” zbulon se shumica e evropianëve kanë një qëndrim pozitiv ndaj testimit gjenetik. Megjithatë, 14% e atyre që do të pranonin testin nëse do t’u kërkohet nga mjeku i tyre, thanë se nuk do të ndiheshin rehat në mendimin e testimit të gjeneve të tyre. Një në pesë evropianë do të refuzonte shprehimisht testimin gjenetik, nga të cilët 12% deklarojnë si arsyen kryesore se nuk duan të dinë ose të ngarkohen me rreziqe të mundshme për të ardhmen që mund të mos jenë.

Rreth raportit shëndetësor  “STADA”

Për të pestin vit radhazi, korporata shumëkombëshe “Stada” organizoi një anketë online në opinionin publik të popullatës evropiane në lidhje me zakonet shëndetësore dhe qëndrimet ndaj shëndetit. Hulumtimi sivjet përfshiu më shumë se 32 mijë të anketuar, nga mosha 18 deri në 99 vjeç, në 16 vende: Austri, Belgjikë, Republikën Çeke, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Poloni, Portugali, Rumani, Serbi, Spanjë, Zvicër, Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kazakistani dhe Uzbekistani.

  • Informacione shtesë për gazetarët:
    STADA Arzneimittel AG – Marrëdhënie me publikun

    Stadastrasse 2-18
    61118 Bad Vilbel - Gjermani
    Phone: +49 (0) 6101 603-165
    Fax: +49 (0) 6101 603-215
    E-Mail: press@stada.de
    Vizitoni faqe e internetit në www.stada.com/press