RASTI I PARË I COVID-19 GJATË TRANSPLANTIMIT: Një grua vdiq pas transplantimit të mushkërive, më vonë u vërtetua se dhuruesi ishte infektuar me koronavirus

Fakulteti i Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Miçiganit thotë se ky mund të jetë rasti i parë i provuar i COVID-19 pas infektimit me virus përmes transplantimit të organit.

Mjekët në Michigan kanë konfirmuar se një paciente e cila kishte bërë transplant të mushkërive në fund të vitit të kaluar vdiq dy muaj më vonë sepse u përcaktua më tej se dhuruesi ishte infektuar me koronavirusin e ri, megjithëse testet fillestare treguan se ishte negativ për SARS-CoV- 2

Fakulteti i Mjekësisë në kuadër të Universitetit të Miçiganit thotë se ky mund të jetë rasti i parë i provuar i COVID-19 pas infektimit me virus përmes transplantimit të organit.

Kirurgu që kreu transplantimin gjithashtu u infektua dhe u sëmur, por arriti të shërohej.

Duket se është një rast i izoluar, i konfirmuar në gati 40,000 transplantime të kryera në Shtetet e Bashkuara në vitin 2020.

Dr. Daniel Caul, kreu i departamentit të transplantit, tha se të gjitha testet e kryera, përfshirë pacientët dhe dhuruesit, ishin kryer dhe se testet për SARS-CoV-2 të virusit që e shkakton COVID-19, ishin kryer.

Pas këtij rasti, Dr. Kaul bëri thirrje për ekzaminime edhe më të hollësishme të dhuruesve, duke theksuar se përveç ]mostrës nga hunda dhe fyti, është e nevojshme të testohen edhe mostra nga pjesët më të thella të mushkërive.

“Sigurisht që nuk do të kishim përdorur mushkëritë nëse do të kishim test pozitiv të COVID-19”, tha Dr. Kaul.

Mushkëritë u morën nga një grua që vdiq në aksident automobilistik dhe u transplantuan tek një grua që vuante nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike. Operacioni u krye në Spitalin Universitar Ann Arbor.

Tre ditë pas operacionit, pacientja me organin e transplantuar zhvilloi ethe, presion të ulët të gjakut dhe gjithnjë e më vështirë po merrte frymë. Regjistrimet treguan infeksion të mushkërive. Kur gjendja u përkeqësua, erdhi edhe deri te zhvillimi i sepsës dhe problemeve të zemrës.

Mjekët vendosën të përsërisin testin SARS-CoV-2. Mostrat e mushkërive treguan rezultat pozitiv, por mjekët u shqetësuan nga origjina e infeksionit, sepse ata nuk ishin të sigurt se kush ishte infektuar fillimisht, pranuesi apo dhuruesi i organeve.

Testimi i mostrsës së lëngut të ruajtur nga mushkëritë e dhuruesit gjithashtu tregoi rezultat pozitiv, ndërsa skriningu gjenetik zbuloi se pranuesi i organit dhe mjeku që kreu ndërhyrjen ishin të infektuar nga dhuruesi.

Gjendja e pacientit u përkeqësua, erdhi deri te dështimi i shumë organeve, u përdor e gjithë remedisivir dhe terapia e plazmës së gjakut, por si rezultat ajo përfundojë në aparat respirator. Sidoqoftë, pacientja vdiq 61 ditë pas transplantimit.