Produktet që ju duhen:
- 3 banane
- 1 vezë
- kripë
- 50 ml vaj
- 1,5 gota miell
- 1 filxhan sheqer
- 1 lugë çaji pluhur për pjekje ose sodë buke
- Sipas dëshirës kokos, çokollatë, arra, bajame, lajthi, mollë.
Përgatitja: Ndezim furrën në 180 gradë dhe e lemë të nxehet. Grini bananet në një enë, shtoni vezën e rrahur, kripë dhe vajin. Përziejini mitë të gjitha. Shtoni miellin, sheqerin dhe pluhurin për pjekje. Përziejini sërish të gjitha produktet mirë. Sipas dëshirës shtoni kokosin, çokollatën, arrat… Tavën ose kallëpin e pjekjes e shtroni me letër furre, e derdhni masën, e rrafshoni dhe e vendosni në furrë të piqet për rreth 40 minuta. Nëse dëshironi, vendosni pak sheqer pluhur përpara se ta shërbeni. Bon apetit!