RECETA E DITËS: Tortë e thjeshtë me mollë

Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, të cilën çdo kush mund ta përgatisë. Shijoni shijen e mollëve dhe kanellës!

Ju duhen këta përbërës:

  • 5 molla
  • 120 gr bollgur
  • 120 gr sheqer 
  • 120 gr miell
  • 1 pluhur për pjekje
  • 1 lugë çaji kanellë
  • 100 gr gjalpë

 

Përgatitja: Në fillim i qëroni mollët, më pas grijini në rende dhe shtoni kanellën. Përzieni përbërësit e mbetur dhe lyeni me pak gjalpë pjesën e poshtme të formës së rrumbullakët në të cilin do ta piqni kekun. Në kallëp hidhni një të tretën e masës së thatë, pastaj gjysmën e mollëve, pastaj përsëri një të tretën e masës së thatë, pastaj pjesën tjetër të mollëve dhe sipër masës së fundit. Grini pak gjalpë sipër kekut, më pas vendoseni kekun të piqet në temperaturë 180 gradë për rreth 35 minuta derisa të marrë një ngjyrë kafe të artë. Ju bëftë mirë!