Ky puding mund të jetë i shëndetshëm nëse pregatitet duke i shtuar artikuj tjerë ushqimor cilësorë, siç janë: farat chia, frutat dhe kako pluhur.
Me farat chia çdo lëng mund të shndërrohet në një puding të shijshme. Bëhet fjalë për një super ushqim me origjinë bimore që është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, proteina dhe fibra dietike.
Konsumimi i këtyre ushqimeve e zvogëlon nivelin e kolesterolit të keq në gjak, stimulon tretjen dhe siguron ngopjen. Prandaj, ky puding është aleat i madh tek të ushqyerit e njerëzve, të cilët duan të humbin peshë në një mënyrë të shëndetshme ose të ruajnë peshën e tyre.
Nëse përzihet me burime të shëndetshme sheqeri, si banane ose hurma dhe kakao organike, shëndrohet në një mëngjes, meze ose ëmbëlsirë e shijshme.
Përbërësit e nevojshëm për pudingun me farat chia
- 150 ml qumësht me bazë arrore (sipas dëshirës)
- 2 lugë fara chia
- 2 lugë kakao pluhur
- 2 banane
- 1/4 lugë çaji ekstrak vanilje (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Vendosni farat chia në qumështin me bazë arrore dhe lini të bymehen për rreth 20 minuta.
Gjithashtu mund të përdorni qumësht oriz ose qumësht kokosi, madje edhe ujë.
Kur farat chia të bymehen vendosni në blender, shtoni bananet, pluhurin e kakaos dhe ekstraktin e vaniljes. Përzieni deri sa të fitoni një përzierje homogjene.
Pudingu do të jetë më i ëmbël nëse përdorni banane të pjekura, në vend të një banane ju gjithashtu mund të grini hurma ose ndonjë frutë tjetër sipas dëshirës.
Dekorojeni pudingun me fruta të thata sipas dëshirës.
Këshillë: Pudingu do të ketë shije edhe më të mirë nëse e lini në frigorifer të ftohet para se ta konsumoni.