Temperaturat e larta ndikojnë në shëndetin e shumë njerëzve, veçanërisht të moshuarve, të porsalindurve, njerëzve që punojnë jashtë dhe të sëmurët kronik. Nxehtësia mund të shkaktojë rraskapitje dhe goditje të nxehtit dhe mund të përkeqësojë gjendjet e përhershme – të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, respiratore, të veshkave ose mendore. Efektet e dëmshme të motit të nxehtë ndaj shëndetit janë parandaluar kryesisht nga praktika e mirë e shëndetit publik, në të njëjtën kohë duke ndjekur këshillat për të mbrojtur veten nga koronavirusi (KOVID-19).
MBROHUNI NGA NXEHTËSIA
Shmangni daljen jashtë dhe kryerjen e aktiviteteve të vështira gjatë pjesës më të nxehtë të ditës. Përfitoni nga koha e blerjeve të posaçme për grupet e cenueshme kurdo që të jetë e mundur. Qëndroni në hije, mos i lini fëmijët ose kafshët shtëpiake në automjete të parkuara. Nëse është e nevojshme dhe e mundur, kaloni 2-3 orë në ditë në vend të freskët, duke respektuar distancën fizike prej të paktën një metër.
QËNDRONI TË FRESKËT GJATË SHFAQJES SË COVID-19
Shmangni ekspozimin në diell ose temperaturat më të larta se 25 gradë, pasi që nuk ka prova se kjo parandalon ose kuron COVID-19 dhe rrit rrezikun e djegies nga dielli dhe sëmundjet që lidhen me nxehtësinë. Ju mund të infektoheni me COVID-19 pa marrë parasysh se a është diell apo a është i nxehtë moti, kështu që mbroni veten dhe të tjerët duke i larë rregullisht duart, duke kollitur në bërryl ose shami, ose duke shmangur prekjen e fytyrës.
MBANI SHTËPINË TUAJ TË FRESKËT
Përdorni ajrin e natës për të freskuar shtëpinë. Gjatë ditës, zvogëloni ngarkesën në shtëpi nga nxehtësia duke përdorur grilat dhe fikni sa më shumë pajisje elektrike.
MBANI TRUPIN TË FRESKËT DHE TË HIDRATUAR
Përdorni veshje dhe shtresa të lehta dhe të lirshme, dushe të ftohta dhe pini ujë rregullisht. Shmangni pijet me sheqer, kafeinë ose pijet alkoolike.