Rekomandime të reja nga OBSH: Ja çfarë kushtesh duhet të ketë çdo grua gjatë lindjes?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar rekomandime të reja në lidhje me shëndetin e grave shtatzëna dhe grave gjatë lindjes, si dhe këshilla për reduktimin e ndërhyrjeve të panevojshme mjekësore

Në mbarë botën, brenda një viti kryhen rreth 140 milionë lindje, shumica e të cilave kalojnë në mëyrën më të mire të mundshme. Megjithatë, në njëzet vitet e fundit është vërejtur rritja e numrit të ndërhyrjeve mjekësore, të cilat më parë përdoreshin vetëm në raste komplikimesh – siç është dhënia e oksitocinës, e cila përshpejton lindjen dhe seksionin cezarian.

“Ne duam që gratë të lindin në ambiente të sigurta, në maternitete të pajisura mirë dhe stafe të trajnuar. Megjithatë, përkundër rekomandimeve tona, numri i lindjeve natyrore gjatë të cilave përdoren intervenime ose medikamente është vazhdimisht në rritje”, – shton Dr. Nothemba Simelela ndihmëse drejtore e depatamentiit për shëndetin e familjes, fëmijëve dhe adoleshentëve të OBSH-së.

“Nëse lindja rrjedh normalisht, nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë, nuk ka nevojë të merren medikamente ose të kryehet ndonjë lloj intervenimi kirurgjik”, shton Simelela.

Lindja është një proçes natyror, e cila në shumicën e rasteve përfundon pa komplikime për nënën dhe foshnjën. Megjithatë, studimet tregojnë se numri i grave shtatzëna të shëndetshme që marrin ndonjë medikament ose kryejnë ndonjë intervenim gjatë lindjes, është vazhdimisht në rritje.

Udhëzuesi i ri i OBSH-së i bazuar në kërkime përfshin 56 rekomandime, duke iu referuar kujdesit të nënës dhe foshnjës, gjatë dhe pas lindjes. Rekomandimet përfshijnë këto: nëna gjatë lindjes duhet të ketë komunikim dhe mbështetje të shkëlqyeshme nga punonjësit e shëndetësisë, si dhe vetbesimi të sigurt. Grave duhet t’ju mëndësohet që të zgjedhin nëse edhe partneri i tyre do të jetë i pranishëm në lindje, nëse do të marrin ilaçe kundër dhimbjeve dhe të zgjedhin pozicionin e lindjes.

Në udhëzimet e reja theksohet se çdo lindje është e ndryshme dhe se kohëzgjatja e kësaj faze ndryshon nga gruaja tek gruaja. Lindja e parë, zakonisht zgjat deri në dymbëdhjetë orë, ndërsa gjatë lindjeve të ardhëshme, zakonisht jo më shumë se dhjetë orë.

Në mënyrë që të zvogëlohen ndërhyrjet e panevojshme mjekësore në udhëzimet e reja të OBSH, thuhet se zgjerimi i qafës së mitrës prej një centimetër në orë mund të mos jetë reale për çdo grua dhe se nuk ka nevojë të identifikohen si të rrezikshme lindjet te të cilat zgjerimi ndodh më ngadalë.

Te rekomandimet e reja theksohet se zgjerimi i ngadalshëm i qafës së mitrës, nuk do të thotë që grave duhet t’u jepen ilaçe që të përshpejtojnë lindjen.

“Shumica e grave dëshirojnë lindje natyrale pa ndërhyrje mjekësore”, thotë Jan Esqui, drejtor i departamentit të shëndetit riprodhues të OBSH-së dhe shton: “Por, edhe nëse është e nevojshme një ndërhyrje mjekësore e çfarëdo lloji, gruaja duhet të përfshihet në marrjen e këtij vendimi. Misioni ynë është që të gjitha gratë të kenë përvojë pozitive të lindjes .”

Ndërhyrjet e panevojshme gjatë lindjes janë një praktikë e përhapur në të gjitha vendet e botës, si në vende të pasura, ashtu edhe në të varfëra.

Grate gjithnjë e më shumë lindin në mjedise mjekësore dhe të gjitha meritojnë kujdes cilësor. Rreth 830 gra vdesin çdo ditë në mbarë botën, si pasojë e ndërlikimeve gjatë lindjes dhe shumica e vdekjeve mund të parandalohen me përkujdes më të mirë gjatë shtatëzanisë dhe lindjes.


Në shumë institucione të kujdesit shëndetësor në mbarë botën, mbizotëron mosrespektimi i grave, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke penguar gratë që të marrin vendime gjatë lindjes së tyre. Në shumë pjesë të botës, mjekët kontrollojnë dhe vendosin për ndërhyrjet gjatë lindjes, duke i nënshtruar gratë e shëndetshme në ndërhyrje të panevojshme mjekësore të cilat e pengojnë procesin natyror të lindjes.


Që të arrihet një rezultat më i mirë fizik, emocional dhe psikologjik për gruan dhe fëmijën e saj, duhet të ketë një model se sit ë sillen të gjithë punonjësit në të gjitha sistemet shëndetësore. Punonjësit e shëndetësisë duhet t’i inkurajojnë gratë për lindje natyrale dhe fokusi të jetë te nëna dhe fëmija.

Punonjësit e shëndetësisë duhet të flasin me gratë, t’i njoftojnë për proçesin e lindjes dhe t’u tregojnë se çdo lindje zgjatë ndryshe dhe se ndryshon nga një grua tek tjetra. Ata gjithashtu duhet të dinë se lindja mund të jetë e rrezikshme dhe e paparashikueshme dhe se ndonjëherë, në disa raste, ndërhyrjet mjekësore janë të nevojshme, por ata duhet të përfshihen në proçesin e vendimmarrjes dhe të njoftohen plotësisht me ndërhyrjen që do të i nënshtrohen.