Rezultate premtuese nga vaksina eksperimentale e sëmundjes së Alzheimer-it

Kjo vaksinë tek minjtë shkaktoi përgjigje imunologjike, e cila e zvogëloi depozitimin e dy proteinave toksike të cilat shoqërohen me sëmundjen e Alzheimerit.

Vaksina eksperimentale e sëmundjes së Alzheimerit tregoi rezultate premtuese në hulumtimin e kafshëve, tregon studimi i fundit. Konsiderohet se, nëse vaksina tregohet efektive edhe tek njerëzit, numri i pacientëve që vuajnë nga demenca do të mund të ulet për gjysmë.

Kjo vaksinë tek minjtë shkaktoi përgjigje imunologjike, e cila e zvogëloi depozitimin e dy proteinave toksike të cilat shoqërohen me sëmundjen e Alzheimerit. Përkatësisht, depozitimi i beta-amiloidit u zvogëlua për 40% pas aplikimit të vaksinës, ndërsa depozitimi i tau proteinës për 50%. Gjithashtu, profesionistët theksojnë se, pas aplikimit të vaksinës nuk ka pasur efekte serioze anësore.

Mendohet se, nëse vaksina e sëmundjes së Alzheimerit do të mund të shtynte fillimin e sëmundjes për pesë vjet, do të ishte një përparim i madh për pacientët dhe familjet e tyre.

Vaksina eksperimentale tashmë ka treguar rezultate të ngjashme edhe në eksperimentet e kryera me lepujt dhe majmunët.