Transplantimi i qelizave staminale mund të ndihmojë disa pacientë me formë agresive të sklerozës multiple, tek të cilët terapia standarde ka qenë e pasuksesshme, tregon studim i ri. Në studim u përfshin 110 pacientë me sklerozë agresive multiple, tek të cilët vitin e kaluar, dy herë erdhi deri te përkeqësimi i sëmundjes, pavarësisht terapisë standarde. Këta të anketuar u trajtuan mesatarisht me tre lloje ilaçesh.
Ideja kryesore e transplantimit të qelizave staminale është rivendosja e sistemit imunitar dhe parandalimi i sulmeve.
Në këtë studim, gjysmës së pacientëve ju morrën dhe ju ruajtën qelizat e palcës së eshtrave. Më pas pacientët iu nënshtruan kimioterapisë për disa ditë, me qëllim që t’u shkatërrohej sistemi imunitar ekzistues. Pas kësaj, qelizat staminale të ruajtura u futën përsëri në trup, ku me kalimin e kohës, sistemi imunitar përsëri u rindërtua. Gjysma tjetër e pacientëve u trajtuan përsëri me barna të terapisë standarde, të cilat mund të ngadalësojnë, por jo edhe të ndalojnë progresionin e sklerozës multiple.
Pas tre viteve ndjekje, skleroza multiple përparoi në 3 nga 55 pacientë, të cilët iu nënshtruan transplantimit të qelizave staminale. Ndërsa tek pacientët që morrën ilaçe, sëmundja përparoi në 34 nga 55 pacientë.
Edhe pse rezultatet janë mbresëlënëse, profesionistët thonë se vetëm një numër i vogël i pacientëve me sklerozë multiple, mund të jenë kandidatë për transplantimin e qelizave staminale.