Periudha prej 40 ditësh ose gjashtë javësh pas lindjes është periudha në të cilën gruaja po rimëkëmbet nga shtatzënia dhe ajo përjeton disa ndryshime. Hemoragji, laktacion, dhimbje dhe shumë ndryshime emocionale.
Sa kohë zgjat hemoragjia pas lindjes? Hemoragjia vaginale mund të zgjasë deri në gjashtë javë pas lindjes, por tek disa gra mund të ndërpritet edhe më herët. Në ditët e para hemoragjia do të jetë e kuqe e ndritshme dhe do të duket si menstruacionet. Është e mundur që të keni edhe hemoragji më të mëdha, të cilat ndodhin pasi të lëvizni nga pozicion i ulur ose i shtrirë, e cila është krejtësisht normale, megjithatë duhet të ndiqni se çfarë po ndodh në këtë periudhë. Gjaku mblidhet në vaginë kur jeni në një pozitë dhe del papritmas kur ju ndryshoni pozitën.
Megjithatë, nëse peceta juaj është e lagur plotësisht, domethënë, nëse kjo ndodh brenda më pak se një orë, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore. Pas 3-4 ditëve (pas lindjes), hemoragjia gradualisht duhet të ulet, duke u bërë me e hollë dhe me një ngjyrë rozë. Nga tetë deri në dhjetë ditë pas lindjes, rrjedhja do të ndryshojë ngadalë në ngjyrë të verdhë në të bardhë. Nëse ndodh përsëri që të bëhet e kuqe dhe e trashë, trupi ju paralajmëron se e keni tepruar dhe se keni nevojë për të pushuar. Hemoragjia që është e rëndë dhe e kuqe dhe zgjat për më shumë se një javë është e pazakontë dhe ju duhet kërkoni këshillën e mjekut.
A janë normale mpiksjet gjatë hemoragjisë? Mpiksjet e rastit ‘të vogla’ janë mjaft normale, termi ‘e vogël’ u referohet atyre që kanë madhësinë e monedhës. Mpiksjet janë me ngjyrë të kuqe të errët dhe në formë xhelatinoze. Pas shfaqjes së mpiksjeve ndiqni se çfarë ndodh më tej me trupin tuaj dhe si është hemoragjia juaj. Nëse peceta është krejtësisht e lagur, domethënë, nëse kjo ndodh brenda më pak se një orë, është e rëndësishme të kërkoni ndihmë mjekësore ose të shkoni në qendrën emergjente. Edhe pse rrallë mund ndodh që një pjesë e placentës mund të mbetet në mitër edhe pas lindjes. Pasi të kalon kjo fazë e hemoragjisë, derdhja do të jetë më e ndritshme dhe nuk do të jetë aq e trashë. Ndiqni se çfarë ndodh me trupin tuaj me qëllim që të shmangni hemoragjitë e rënda ose infeksionet.
Si të kujdesem për plagët? Natyrisht që jo të gjitha gratë përjetojnë qepjen pas lindjes natyrale vaginale, por nëse keni, atëherë ato duhet të jenë të pastra me qëllim që të zvogëloni rrezikun nga infeksioneve. Përdorni një shishe me ujë të ngrohtë pas nevojës fiziologjike që të sistemoheni më lehtë. Nëse u djeg plaga derisa ju urinoni, provoni spërkatjen me ujë gjatë urinimit, kështu që do të ju lehtësohen dhimbjet dhe pastaj me qëllim që ta thani plagën shtypni lehtë mbi të me një gazë. Pini mjaftueshëm ujë, kështu që urina do të jetë më e lehtë dhe më pak e dhimbshme. Urina duhet të jetë pangjyrë dhe jo e verdhë.
Zvogëlimi i tkurrjes: Nëse pjesët vaginale janë të ënjtura, ju mund të vendosni akull në atë pjesë. Disa gra vënë ujë në qese plastike, kështu që ata e përdorin atë si paketim të ftohtë. Natyrisht, që duhet të jeni të kujdesshme dhe këtë ta bëni nëpërmjet një pëlhure.
Pastrimi i plagëve: Ju mund t’i pastroni plagët me ujë të ngrohtë dy deri tre herë në ditë. Kjo do të ju ndihmojë që të jeni të pastër, por gjithashtu do ta bëjë më të shpejtë qarkullimin në ato pjesë të trupit, që do të thotë shërim më i shpejtë. Nëse qëndrimi ulur është i pakëndshëm, atëherë provoni që të uleni në një jastëk të rrumbullakët ose një peshqir ose në një batanije të butë, bëni vetë një formë që do t’ju lehtësoj të qëndruarit ulur. Në pak javë, plaga do të zhduket, por bëni kujdes që të rikuperoni sa më shpejt që të jetë e mundur.
A mund të përdor tableta kundër dhimbjeve? Pas lindjes natyrale, mund të keni tre lloje dhimbjesh: nga plaga, shpina dhe epiziotomia, dhimbje normale nga lindja dhe hemorroidet. Mund të jeni me fat nëse nuk e keni përjetuar ndonjërën nga këto dhimbje. Disa plagë janë aq të vogla sa nuk do t’i ndjeni, përveçse do të ju vënë në siklet. Për plagë më të mëdha, si epiziotomia do të ju duhet më shumë kohë për tu shëruar plotësisht. Gjithashtu, në ditët e para mund të keni nevojë për ndonjë qetësues. Shumica e këtyre barnave nuk pengojnë gjatë gjidhënies, mirëpo mund të konsultoheni edhe me mjekun. Mund të ndjeni dhimbje në mitër, por kjo është krejtësisht normale pasi që mitra pas lindjes kthehet në pozicionin e saj origjinal. Spazma ndihet më fort pas disa ditëve pas lindjes, por pastaj ata fillojnë të ulen. Ngërçet më të forta ndjehen disa ditë pas lindjes, por pastaj ato fillojnë të zvogëlohen. Gjatë gjidhënies lëshohet një hormone, i cili gjithashtu shkakton ngërçe në mitër. Megjithëse kjo ndjesi mund të jetë e pakëndshme, ajo ndihmon në mbajtjen e hemoragjisë nën kontroll. Hemorroide mund të paraqiten gjatë periudhës së shtatzënisë por edhe pas lindjes. Vaska me ujë të ngrohtë mund të veprojë si qetësues, por edhe kremrat e ndryshëm mund të qetësojnë dhimbjen dhe të ulin hemorroidet. Nëse keni problem më të mëdha vizitoni mjekun.
A do të kem dhimbje gjatë jashtëqitjes së parë? A do të përkeqësohet plaga? Gratë shpesh janë të frikësuara sa i përket jashtëqitjes së parë pas lindjes por edhe dhimbjeve nga plaga. Pini mjaftueshëm lëngje dhe konsumoni ushqime të pasura me fibra me qëllim që jashtëqitja juaj të jetë më e butë. Ndonjëherë mund të ndihmojë edhe preparatet laksative për të zbutur jashtëqitjen.
(Vazhdon)