Riniti alergjik është një gjendje shumë e zakonshme që ndikon në cilësinë e jetës së shumë njerëzve. Ekzistojnë dy lloje të rinitit: alergjik dhe joalergjik
Riniti alergjik
Gjatë rinit alergjik, sistemi imunitar gabimisht identifikon një substancë si “sulmuese”, e cila në fakt është e padëmshme. Kjo substancë quhet “alergjen”. Sistemi imunitar i përgjigjet alergjenëve duke sekretuar histaminë dhe ndërmjetësues kimikë që zakonisht shkaktojnë simptoma që prekin hundën, fytin, sytë, veshët, lëkurën dhe gojën.
Riniti alergjik, në varësi të llojit të alergjenit, mund të jetë edhe sezonal.
………………………………………………………………………………………………………………. Shumica e njerëzve që vuajnë nga riniti alergjik janë gjithashtu të prirur ndaj konjuktiviti alergjik, pra alergjisë së syve. Për më tepër, riniti alergjik mund të përkeqësojë simptomat e astmës tek ata persona që vuajnë nga të dyja gjendjet.
……………………………………………………………………………………………………………….
Riniti alergjik, i cili shkaktohet nga alergjenët e pranishëm në ambiente të mbyllura, si p.sh.: zbokthi (shtresat e thata të lëkurës), pështyma e kafshëve, myku, mbetjet e merimangave të pluhurit dhe mbetjet e buburrecave/mizave të bukës, quhet rinit alergjik shumëvjeçar, sepse simptomat janë të pranishme gjatë gjithë vitit.
Ndonjëherë simptomat alergjike mund të shkaktohen edhe nga irritues si tymi dhe erërat e forta ose ndryshimet në temperaturë dhe lagështi. Kjo ndodh sepse riniti alergjik shkakton inflamacion të mukozës së hundës, gjë që rrit ndjeshmërinë ndaj substancave që thithen.
Riniti joalergjik zakonisht prek të rriturit dhe shkakton simptoma gjatë gjithë vitit, veçanërisht rrjedhje nga hundët dhe bllokim/kongjestion. Kjo gjendje ndryshon nga riniti alergjik sepse sistemi imunitar nuk është i përfshirë.
Shumica e njerëzve që vuajnë nga riniti alergjik janë gjithashtu të prirur ndaj konjuktivitit alergjik, pra alergjisë së syve. Për më tepër, riniti alergjik mund të përkeqësojë simptomat e astmës tek ata persona që vuajnë nga të dyja gjendjet.
Rinit joalergjik
Të paktën një në tre persona me simptoma të rinitit nuk kanë alergji. Riniti joalergjik zakonisht prek të rriturit dhe shkakton simptoma gjatë gjithë vitit, veçanërisht rrjedhje nga hundët dhe bllokim/kongjestion. Kjo gjendje ndryshon nga riniti alergjik sepse sistemi imunitar nuk është i përfshirë.
Në klinikën “Zhan Mitrev” janë të disponueshëm testet alergjike për diagnostikimin e gjendjes tuaj, mjekët janë në dispozicion për t’ju ndihmuar të zgjidhni ose lehtësoni simptomat. Caktoni terminin tuaj në 02 3091 484.