Yndyrat padyshim që nuk janë armiku jonë, përkundrazi, pa ato nuk do të mund të funksiononim. Çelësi qëndron në zgjedhjen e yndyrave të duhura, duke përfshirë ato që gjenden tek arrat, vaji i ullirit, peshku dhe avokadoja.
Avokado ka një strukturë të butë dhe delikate dhe e mbron shëndetin tonë. Me konsumimin e përditshëm do të merrni burime të pasura yndyre, por mos keni frikë nuk do të shtoni në peshë! Avokado është e pasur me yndyrna mono-të-pangopura, të cilat e ruajnë shëndetin e zemrës.
Ky frut gjithashtu ofron më shumë se 14 minerale, aminoacide esenciale, fibra, vitamina të kompleksit B, vitaminë K dhe shumë të tjera. Për të ruajtur shëndetin tonë duhet që të përqendrohemi më shumë në ushqim të balancuar dhe të qëndrueshme.
Nga avokado jo vetëm që marrim një gamë të gjerë materiesh ushqyese, por gjithashtu ndihmojmë edhe në kontrollin e kolesterolit. Me kalimin e kohës, materiet ushqyese që gjenden në avokado do t’ju ndihmojnë të mbroheni nga sëmundje të tilla s: kanceri, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e trurit, gjendjet degjeneruese të syve dhe shumë të tjera.
Në një studim, hulumtuesit ndoqën zakonet e të ushqyerit të njerëzve që hëngrën avokado. Morën pjesë pothuajse 18 000 njerëz dhe u vërtetua se ata që hëngrën avokado ishin shumë më të shëndoshë se sa ata që e shmangnin atë.
Ka më shumë kalium se bananja
Avokadoja ka më shumë kalium se bananja. Për fat të keq, shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm kalium, gjë që mund të çojnë në një numër komplikimesh. Për dallim, kur konsumohen koncentrime të larta të këtij minerali, individët kanë rrezik më të ulët të sëmundjeve të veshkave, trurit dhe sulmit në zemër.
Avokado me të vërtetë mund të bëjë mrekulli në të gjitha aspektet e shëndetit tuaj dhe për shkak të kësaj meriton vend të veçantë në pjatë. Këto janë vetëm disa nga përfitimet e saj:
- Është e mirë për shëndetin e syve;
- Ndihmon në humbjen e peshës;
- E rregullon nivelin e sheqerit në gjak;
- Ka efekt anti-kancer dhe anti-inflamator;
- Lehtëson dhimbjet dhe ndihmon gjatë artritit;
- Mban të shëndetshëm sistemin imunologjik;
- Është e mrekullueshme për lëkurën;
- Ndihmon gjatë erës së keqe të gojës.