Koenzima Q10 është nutrient thelbësor që gjendet pothuajse në çdo qelizë të trupit të njeriut. Kjo lëndë ushqyese luan rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë dhe replikimin e ADN-së, ndërsa në të njejtën kohë vepron edhe si antioksidant. Ashtu siç plakemi, ashtu ulen edhe nivelet e Q1 në trup. Nga ana tjetër, mungesa e këtij kompleksi gjithashtu mund të lidhet me rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, sëmundjes së Alzheimerit dhe kancerit.
Për të parandaluar mungesën e koenzimës Q10, duhet t’i kushtohet vëmendje ushqimeve të pasura me këtë lëndë ushqyese, përfshirë peshkun yndyror (salmon, skumbri, ton), mishin, vezët, frutat e thatë dhe drithërat integrale.
Nëse zgjidhja juaj shtojcat e koenzimës Q10, mbani në mend se doza standarde ditore për të rriturit është 60 deri në 500 mg, ndërsa doza maksimale e rekomanduar është 1200 mg.