Qeskat poshtë syve janë një ënjtje e lehtë nën sy. Ato janë të zakonshme, derisa plakeni edhe indet rreth syve tuaj dobësohen, duke përfshirë disa nga muskujt që mbështesin kapakët e syve. Yndyra që ndihmon në mbështetjen e syve mund të zhvendoset më pas në qepallat e poshtme, duke i bërë ato të duken të fryrë. Lëngu gjithashtu mund të grumbullohet nën sytë tuaj.
Qeset poshtë syve janë zakonisht një shqetësim kozmetik dhe rrallëherë janë shenjë e një gjendje serioze. Ilaçet shtëpiake, të tilla si kompresat e ftohta, mund të ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tyre. Për ënjtje të vazhdueshme operacioni i kapakëve të syve mund të jetë një opsion.
Simptomat
Simptomat e qeseve nën sy mund të përfshijnë:
Ënjtje e lehtë
Lëkurë e varur
Rrathë të errëta
Kur duhet të vizitoni mjekun tuaj
Mund të mos ju pëlqejë mënyra se si duken, por qeskat poshtë syve zakonisht janë të padëmshme dhe nuk kërkojnë kujdes mjekësor. Vizitoni shërbimin tuaj shëndetësor nëse gjendja shkakton probleme me shikimin, acarim ose dhimbje koke, apo shoqërohet me skuqje të lëkurës.
Mjeku juaj do të dëshirojë ti përjashtojë shkaqet e tjera të mundshme që mund të kontribuojnë në ënjtjen, të tilla si sëmundja e tiroides, infeksionet, sëmundja e indit lidhës ose alergjia. Ju mund të referoheni te një ofrues i kujdesit shëndetësor i cili është i specializuar për sy (oftalmolog), kirurgji plastike ose kirurgji (kirurg okuloplastik).
Shkaqet
Qeset nën sy shfaqen kur strukturat e indeve dhe muskujt që mbështesin kapakët e syve dobësohen. Lëkura mund të fillojë të lëshohet dhe yndyrë që gjendet normalisht rreth syrit mund të lëvizin në zonën poshtë syve tuaj. Gjithashtu, zona poshtë syve mund të mbledhë lëngje, duke e bërë zonën të duket e fryrë. Disa faktorë shkaktojnë ose përkeqësojnë këtë efekt, duke përfshirë:
Plakje
Mbajtja e lëngjeve, veçanërisht pas zgjimit ose pas një vakti që keni konsumuar me shumë kripë
Mungesa e gjumit
Alergjitë
Pirja e duhanit
Gjenetika – qeskat poshtë syve mund të shfaqen në familje
Kushtet mjekësore, të tilla si dermatiti, dermatomioziti, sëmundja e veshkave dhe sëmundje e syve dhe gjëndrat tiroide.
Qeskat poshtë syve janë zakonisht një shqetësim kozmetik dhe nuk kërkojnë trajtim mjekësor. Trajtimet në shtëpi dhe mënyra e jetesës mund të ndihmojnë në uljen e ënjtjes. Por nëse jeni të shqetësuar për shfaqjen e fryrjes poshtë syve, ofrohen trajtime mjekësore dhe kirurgjikale. Trajtimi mund të mos mbulohet nga sigurimi mjekësor nëse bëhet vetëm për të korrigjuar dukjen tuaj.
Ilaçet
Nëse mendoni se ënjtja poshtë syve tuaj është shkaktuar nga një alergji, pyesni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor për ilaçet kundër alergjive me recetë.
Terapitë
Tretmane të ndryshme kundër qeskave përdoren për të përmirësuar pamjen e ënjtjes poshtë syve. Këtu përfshihet rigjenerimi i sipërfaqes me lazer, piling kimik dhe filerët të cilat mund të përmirësojnë tonalitetin e lëkurës, shtrëngojnë dhe rigjenerojnë zonën poshtë syve. Për njerëzit me lëkurë kafe ose të zezë, trajtimi me lazer mbart rrezikun e ndryshimeve të përhershme në ngjyrën e lëkurës (hiperpigmentim ose hipopigmentim). Bisedoni me ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor se cila teknikë e rigjenerimit me lazer zvogëlon këtë rrezik.
Kirurgjia e kapakëve të syve
Në varësi të asaj që i shkakton qeskat nën sy, kirurgjia e kapakëve të syrit (blefaroplastika) mund të jetë një opsion. Kirurgu juaj do ta përshtatë blefaroplastinë tuaj sipas anatomisë dhe nevojave tuaja unike, por në përgjithësi procedura përfshin heqjen e yndyrës së tepërt përmes një prerjeje në rrudhën natyrale të kapakut të sipërm ose brenda kapakut të poshtëm. Procedura zakonisht kryhet në baza ambulatore me anestezi lokale.
Përveç korrigjimit të qeskave nën sy, blefaroplastika mund të korrigjojë gjithashtu:
Qepallat e sipërme të fryrë ose të fryrë
Lëkurë e tepërt në kapakun e lartë të syrit, që pengon shikimin
Lëkura e lëshuar apo e varur që shpesh krijon palat e veta në pjesën e sipërme të syrit, duke ndikuar dhe në kufizimin e shikimit.
Lëkurë e tepërt në kapakët e poshtëm të syve
Bisedoni me shërbimin tuaj shëndetësor për efektet anësore të operacionit të kapakëve- sy të thatë, sy të përlotur, dhimbje, ënjtje, mavijosje dhe shikim të paqartë. Komplikimet e rralla përfshijnë humbjen e shikimit, gjakderdhjen, infeksionin, dëmtimin e muskujve të syrit, lëkurë e lëshuar ne kornenë dhe kapakët e syve.
Mënyra e jetesës dhe ilaçet shtëpiake
Këshillat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë të zvogëloni ose eliminoni qeskat poshtë syve:
Përdorni kompresa të ftohta. Lagni një leckë të pastër me ujë të ftohtë. Ndërsa jeni ulur, aplikojeni leckën e lagur në lëkurën poshtë dhe rreth syve për disa minuta me presion të lehtë.
Reduktoni lëngjet para gjumit dhe kufizoni kripën në dietën tuaj. Kjo do të reduktojë mbajtjen e lëngjeve që mund të shkaktojnë qese nën sy.
Mos pini duhan. Pirja e duhanit mund të përkeqësojë problemin e qeskave nën sy.
Flini gjumë mjaftueshëm. Për shumë të rritur 7 deri 9 orë gjumë është sasia e një gjumi të mirë.
Flini me kokën pak të ngritur. Mund t’ju ndihmojë të shtoni një jastëk ose mbështetëse koke shtesë në dyshekun tuaj. Kjo ndihmon në parandalimin e grumbullimit të lëngjeve rreth syve gjatë gjumit.
Zvogëloni simptomat e alergjisë. Shmangni alergjenët kur është e mundur. Provoni medikamente kundër alergjive pa recetë. Flisni me mjekun tuaj për strategjitë e parandalimit nëse zhvilloni reaksione poshtë syve për shkak ngjyrave të flokëve, sapunëve, kozmetikës ose alergjenëve të tjerë.
Përdorni kozmetikë. Nëse dëshironi të maskoni rrathët poshtë syve, provoni të përdorni grim.
Përktheu dhe përshtati:S.N