Sipas rezultateve të një studimi të ri, rreth pesëdhjetë për qind e prindërve thanë se fëmijët e tyre të moshës 2 deri 5 vjeçare frikësoheshin nga vizitat te mjeku. Tek fëmijët nga dy deri në tre vjet, shkaku më i zakonshëm ishte frika nga injeksionet (66%), si dhe frika nga njerëzit e panjohur (43%).
Për fëmijët midis moshës katër dhe pesë vjeçare, shkaku më i zakonshëm i frikës ishin injeksionet (89%). Shkaqe të tjera në këtë grup përfshijnë edhe frikën nga të huajt (14%) dhe kujtimet negative të sëmundjes (13%).
Ajo që hulumtuesit tregojnë është se, katër përqind e prindërve e kanë shtyrë vaksinimin e fëmijëve për shkak të frikës nga vizita te mjeku.
Ky hulumtim, gjithashtu ka treguar se ankthi tek fëmijët mund të ndikojë negativisht në bashkëveprimin midis prindërve dhe mjekëve gjatë vizitës në ordinancë, kështu në disa raste mund të vijë deri te shtyrja ose anulimi i vizitës së mjekut.