Një nga gjërat nga të cilat të mbron vaksina është trajtimi spitalor, por edhe përfundimi fatal. Dr. Anthony Fauci, këshilltari kryesor mjekësor dhe drejtor i Institutit kombëtar të alergjisë dhe sëmundjeve infektive në Amerikë, zbuloi se 99 për qind e vdekjeve të fundit nga COVID-19 kanë një gjë të përbashkët.
PËR ÇFARË BËHET FJALË?
Nëse shikoni numrin e vdekjeve, rreth 99.2 për qind janë persona që nuk janë të vaksinuar dhe rreth 0.8 janë ata që janë të vaksinuar, tha Fauci. Ai thotë se asnjë vaksinë nuk është perfekte, por nëse flasim për mundësitë e shmangies së shtrimit në spital dhe vdekjes, vaksinat janë perfekte dhe është tragjike që pasoja të tilla mund të shmangen dhe parandalohen.
“Është e qartë se do të ketë njerëz që edhe pse të vaksinuar do të kenë probleme, ndaj mund të përfundojnë në spital apo edhe të vdesin. Por kjo diferencë e madhe në përqindje zbulon shumë, që do të thotë se mund të parandalohet.”
“Vaksinat ofrojnë mbrojtje kundër virusit që është aktualisht rreth nesh, gjë që përfshin variantin delta, ndërsa kjo është mënyra se si ne mbrojmë individët, familjet dhe komunitetin, parandalojmë pasoja të rrezikshme, por edhe vdekjen,” thekson Dr. Rochelle Valensky, drejtoresha e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). “Të dhënat paraprake tregojnë se në gjashtë muajt e fundit, 99.5 për qind e vdekjeve nga COVID-19 ishin te personat e pavaksinuar”, shtoi Valenski.
“Çfarëdo lloj vuajtje apo vdekje që lidhet me këtë sëmundje mund të shmanget dhe është një tragjedi për të gjithë botën. Humbja që po shohim aktualisht mund të ishte parandaluar pothuajse plotësisht. Vaksinat janë të disponueshme dhe falas për të gjithë dhe unë këshilloj këdo që nuk e ka bërë ende këtë të vaksinohet, veçanërisht nëse jeni në grupin e rrezikut. I këshilloj ata që nuk janë vaksinuar të mbajnë maskë dhe të shmangin turmat për të parandaluar përhapjen e virusit”.