Lista PANGO thotë se 79% e infeksioneve të vërtetuara me këtë lloj deri më tani janë konfirmuar në Danimarkë. Pasohet nga Britania e Madhe (6%), India (5%), Suedia (2%) dhe Singapori (2%). Megjithatë, duhet theksuar se zbulimi i këtij lloji të virusit varet nga aftësia e sekuencës së testeve PCR në vende të caktuara.
SA ËSHTË I RREZIKSHËM VARIANTI I DYTË I OMICRON?
Përhapja e shpejtë e këtij nëngrupi sugjeron se mund të ketë qenë edhe më i theksuar se varianti i parë i sojit omicron BA.1. Instituti i sigurisë shëndetësore UK Health Security Agency në Britaninë e Madhe e ka renditur BA.2 si një nga “variantet e monitoruara”.
“Është natyra e viruseve që të shumohen dhe të ndryshojnë. Kështu që mund të pritet që të ketë më shumë variante gjatë pandemisë”, tha Mera Chand, drejtoreshë e Agjencisë Britanike të Shëndetit.
Duke pasur parasysh se institucionet shëndetësore hetojnë strukturën gjenetike të virusit, është e mundur të identifikohen variante të reja dhe të vlerësohet se sa të rrezikshme janë mutacionet e reja. Analiza e nëngrupit BA.1 është akoma duke u zhvilluar.
“Nuk ka ende asnjë provë përfundimtare që BA.2 shkakton një zhvillim më të rëndë të sëmundjes sesa VA.1.” thotë Chand.
A KËRCËNOHET RREZIK NGA RIKOMBINIMI I DELTA DHE OMICRON?
Virologu gjerman Christian Dorsten nga Klinika Universitare Charite në Berlin thekson se duke bashkuar deltën me një nga nënllojet e omikron, mund të zhvillohet një virus edhe më i rrezikshëm. Omicron ka mutacione të caktuara në proteinën sipërfaqësore që e bëjnë më të lehtë anashkalimin e sistemit imunitar të trupit.
“Veçanërisht i rrezikshëm mund të jetë një rikombinim i virusit që mbart proteinën spike të omicron, ndërsa pjesën tjetër të gjenomit të koronavirusit nga varianti delta”, tha Dorsten.
Kjo do të nënkuptonte lidhjen e karakteristikave më të forta të dy varianteve. “Një gjë e tillë ekziston, tashmë është përshkruar, prandaj duhet të kemi frikë se një gjë e tillë mund të ndodhë”, shtoi ai.
Së fundmi, një shkencëtar nga Qipro informoi për një lloj të ri të koronavirusit të quajtur “deltakron”, por ka mundësi që ky të ketë qenë një gabim, thonë shkencëtarët.