Rrezik potencial: A duhet ta hidhni ushqimin që e kanë prekur mizat?

Më e keqja që mund të ndodhë është që miza të përmbaj baktere të dëmshme dhe ata të zhvillohen në ushqim. Kjo është e mundur në qoftë se miza paraprakisht ka qenë në fekalet e kafshëve dhe më pas ka prekur ushqimin edhe atë për një kohë të gjatë.

A duhet ta hedhim ushqimin të cilin e ka prekur miza ose të vazhdojmë ta hamë sikur të mos ketë ndodhur gjë?

Çfarë do të ndodhë pasi miza ka prekur ushqimin varet nga një numër faktorësh. Sigurisht, së pari do të pyesim veten se ku ishte insekti përpara se të vinte në tryezën tonë. Ndoshta vizitoi vende të tilla si ferma, fekalet e kafshëve, plehërat, deponitë dhe të ngjashme. Së dyti, miza është në gjendje që të përcjellë bakteret me anë të këmbëve, krahëve apo gojës.

Lëvizja e mizave përcakton se çfarë do të ndodhë kur ato të prekin ushqimin. Varet se për çfarë lloji bakteresh bëhet fjalë, sa është sasia e baktereve dhe bakteret a janë në trupin e mizës ose në pjesën e jashtme të saj.

Më e keqja që mund të ndodhë është që miza të përmbaj baktere të dëmshme dhe ata të zhvillohen në ushqim. Kjo është e mundur në qoftë se miza paraprakisht ka qenë në fekalet e kafshëve dhe më pas ka prekur ushqimin edhe atë për një kohë të gjatë. “Në raste të tilla mund të sëmureni nga salmonela ose të infektohet me bakteren Escherichia coli”, shpjegoi Dr. William Kern nga Universiteti i Kalifornisë.

Nëse mizën e keni larguar shpejtë nga ushqimi, me siguri që nuk do të ndodh gjë.

“Çdo herë që prekni dorezën e derës, paratë ose kredit kartën dhe më pas i hani thonjtë ose prekni sytë, ka të ngjarë që të infektoheni me baktere, mirëpo sistemi ynë imunitar kujdeset për to”, thotë Najdich, duke shtuar se mizat përfaqësojnë kërcënim të vogël për vendet të cilat kanë sistem të mirë sanitar.