Njerëzit, astma e të cilëve shkaktohet nga alergjitë nuk janë në rrezik më të madh nga sëmundja e rëndë e COVID-19, tregon një studim i ri. Studime të tjera, të mëparshme sugjerojnë se njerëzit, astma e të cilëve është shkaktuar nga stresi, ndotja e ajrit, aktiviteti fizik ose moti mund të jenë në rrezik më të lartë për formën e rëndë të COVID-19.
Ky studim tregoi se astma jo-alergjike rrit rrezikun e formës së rëndë të COVID-19 deri në 48 për qind.
Koronavirusi i ri SARS-CoV-2, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, hyn në qelizat e mushkërive falë proteinave në sipërfaqen e tyre të quajtura receptorë ACE2. Në kushtet e tipit alergjik të inflamacionit, shprehja e receptorit ACE2 duket se po zvogëlohet. Duke qënë se receptorët ACE2 nuk janë të disponueshëm, njerëzit me astmë alergjike janë më pak të ndjeshëm ndaj infeksionit serioz.
Kjo teori mund të shpjegojë gjithashtu pse disa sëmundje të tjera kronike rrisin rrezikun e COVID-19. Gjegjësisht, te pacientët me diabet ose hipertension, shprehja e receptorit të përmendur rritet. Kjo është një arsye e mundshme pse pacientët me këto sëmundje janë veçanërisht në rrezik të lartë të zhvillimit të formës së rëndë të COVID-19.