Rreziku i miokarditit dhe perikarditit pas marrjes së vaksinës ARN (mRNA) kundër COVID-19 është më i lartë tek të rinjtë pas dozës së dytë të vaksinës, tregojnë rezultatet e një studimi të publikuar në revistën JAMA Cardiology.
Doza e dytë e vaksinës u shoqërua me rrezik të shtuar të miokarditit gjatë një periudhe prej 28 ditësh.
Duhet theksuar se rezultatet e këtij studimi të madh treguan se të dyja dozat e para dhe të dyta të vaksinës mRNA ishin të lidhura me rrezik të shtuar të miokarditit dhe perikarditit, por për ata që morën dy doza të së njëjtës vaksinë, rreziku i miokarditit ishte më i lartë tek të rinjtë (të moshës 16 deri në 24 vjeç), pas dozës së dytë.
Miokarditi dhe perikarditi janë sëmundje inflamatore të zemrës. Simptomat mund të ndryshojnë, por shpesh përfshijnë gulçimin, rrahje zemre që mund të jenë të parregullta (palpitacione) dhe dhimbje gjoksi.