Personat që sëmuren me COVID-19 kanë rrezik më të lartë të mpiksjes së gjakut të rrezikshëm pothuajse një vit më vonë, sipas rezultateve të një studimi të ri. COVID-19 është lidhur me një rritje të mprehtë të rrezikut të problemeve që lidhen me koagulimin e gjakut, duke përfshirë atakun në zemër dhe sulmin në tru.
Në javën e parë pas diagnozës së COVID-19, rreziku nga mpiksja e gjakut arterial – lloji që mund të shkaktojë atak në zemër ose goditje ishemike duke bllokuar rrjedhën e gjakut në zemër ose tru – ishte gati 22 herë më i lartë se tek një person që nuk kishte COVID-19. Ky rrezik ra ndjeshëm, në më pak se katër herë më i madh, në javën e dytë.
Midis javëve 27 dhe 49, ekziston një rrezik afërsisht 30% i rritur për mpiksje arteriale. Por rritja ishte më e gjatë për mpiksjet në vena, të cilat përfshijnë trombozën e venave të thella dhe emboli pulmonare, kur mpiksja shkon në mushkëri.
Midis javëve 27 dhe 49, ekziston rrezik afërsisht 30% i rritur për mpiksjen arteriale. Por rritja ishte më e gjatë për mpiksjet në vena, të cilat përfshijnë trombozën e venave të thella dhe emboli pulmonare, kur mpiksja shkon në mushkëri.
Këto rezultate mendohet se përforcojnë mesazhin se për njerëzit me probleme kardiovaskulare, marrja e ilaçeve parandaluese të provuara dhe menaxhimi i faktorëve të rrezikut është edhe më i rëndësishëm tani sesa ishte përpara pandemisë.