Edhe pse rrezitje gjatë shtatzënisë shoqërohet me përfitime të shumta, ekspozimi i tepërt në diell mund të ketë pasoja afatgjata si për nënën ashtu edhe për fëmijën e palindur. Konkretisht, mjekët paralajmërojnë se rrezitja e tepruar e diellit mbart rrezikun e plakjes së hershme të lëkurës dhe shfaqjen e kancerit malinj të lëkurës, gjegjësisht melanomës. Situata është edhe më e rrezikshme kur gruaja është shtatzënë sepse e gjithë kjo mund të ketë pasoja të padëshiruara për shëndetin e fetusit.
Shtatzënat duhet të kenë parasysh se ekspozimi i gjatë në diell mund të rrisë temperaturën e trupit të gruas, e cila çon në rritjen e temperaturës së foshnjës.
Mjekët paralajmërojnë se mund të shkaktojë dëmtim të trurit. Përveç kësaj, rrezet e tepruara të diellit në plazh shtojnë rrezikun e dehidrimit, i cili është veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna, por edhe për foshnjat.
Ndryshimet e padëshiruara të lëkurës janë gjithashtu të mundshme. Gjatë shtatzënisë, estrogjeni në trupin tonë mund të rrisë rrezikun e kloazmës, domethënë rritjen e pigmentimit të lëkurës kur jemi të mbiekspozuar ndaj diellit dhe rrezeve ultravjollcë të tij dhe këto ndryshime mund të mbeten në lëkurë edhe pas shtatzënisë.