Megjithëse në vendin tonë përdoret tradicionalisht në dimër, në kuzhina të tjera përdoret gjatë gjithë vitit. Përveç se është ei pasur me vitaminë C, rrika ka edhe veti të ndryshme shëruese, ndërsa një prej tyre është zbuluar kohëve të fundit.
Sigurisht e dini që lakra, lulelakra, brokoli dhe perimet tjera, të cilat rekomandohen si parandalim i ndryshimeve malinje, sidomos të zorrës së trashë. Ato gjithashtu përmbajnë edhe glikozilate, një nga arsyet për parandalimin e karcinomit.
Megjithatë, kohët e fundit shkencëtarët kanë zbuluar se rrika përmban 10 herë më shumë glikozilate në krahasim me brokolin.
Hulumtimi i Universitetit të Ilinoisit, i botuar në Journal of Agricultural and Food Chemistry, zbuloi se glukozilatet mund të aktivizojnë enzimat e detoksifikimit në organizëm, të cilat janë në gjendje t’i eleminojnë radikalet e lira që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit. Përveç kësaj, rrika përmban dy lloje të glikozilateve të cilat absorbohen pothuajse 90% kur hamë rrikë, gjë që është shfrytëzim jashtëzakonisht i madh.