Rritje drastike: Të rinjtë gjithnjë e më shumë preken nga depresioni

Supozohet se, kombinimi i rritjes së përdorimit të pajisjeve elektronike dhe çrregullimeve të gjumit mund të jetë përgjegjës për rritjen e numrit të rasteve të depresionit tek adoleshentët.

Hulumtimet e reja kanë treguar se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitet e fundit ka pasur rritje të konsiderueshme të numrit të rasteve të depresionit, veçanërisht në mesin e të rinjve. Dmth, shkalla e përgjithshme e pacientëve me çrregullim të madh depresiv është 4.4 përqind, çka paraqet një rritje prej 33 përqind midis periudhës së viteve 2013-2016. Në të njëjtën periudhë kohore, numri i adoleshentëve të prekur nga depresion u rrit për 63 përqind!

Pajisjet elektronike janë një ndër fajtorët kryesor për depresion tek adoleshentët

Përndryshe, njerëzit me çrregullim të madh depresiv janë mesatarisht rreth 30 përqind më pak të shëndetshëm sesa njerëzit që nuk vuajnë nga depresion. Gjithashtu, 85 për qind e njerëzve që vuajnë nga depresion kanë një ose më shumë sëmundje të tjera të rënda kronike.

Studimi gjithashtu zbuloi se femrat kishin dy herë më shumë gjasa që të vuanin nga depresioni sesa meshkujt (6 përqind kundrejt 3 përqind).

Supozohet se, rritja e rasteve të depresionit tek adoleshentët e ndjeshëm, mund të jetë si rezultat i rritjes së përdorimit të pajisjeve elektronike dhe çrregullimit të gjumit, shkruan “Blue Cross Blue Shield – Health of America Report”.