Vlerat e larta energjike e bëjnë rrushin e thatë një midis vakt të shkëlqyeshëm, ndërsa i mirë është edhe për ëmbëlsira. Rrushi i thatë është frut i dehidratuar, në të cilin mbesin maksimumi 23% ujë. Kjo gjë bëhet me tharjen e rrushit në diell ose me procesin e tharjes me makina tharëse.
Parë në aspektin ushqimor, rrushi i thatë karakterizohet me sasinë e të lartë të kaliumit, magnezit, zinkut, bakrit, kalciumit dhe hekurit, si dhe vitamina A dhe komplekset e vitaminës B.
Rrushi i thatë është i pasur me hekur, gjë që në mënyrë direkte ndihmon në trajtimin e anemisë, ndërsa përmbajtja e lartë e bakrit ndihmon në krijimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut. Bëhet fjalë për një artikull ushqimor me cilësi të lartë për ditët e ftohta, i cili e kompenson energjinë e humbur.
Përveç kësaj, me ndihmën e rrushit të thatë pa probleme të mëdha mund të tejkalohet uria, pasiqë është i pasur me fibra të cilat shkaktojnë ndjenjën e ngopjes. Rrushi i thatë i kombinuar me frutat e thatë, jogurt ose mjaltë, paraqet zgjedhje të shkëlqyer për fillimin e ditës. Përveç kësaj i mrekullueshëm është edhe si shtojcë në oriz, kuskus dhe perime, si dhe në çfarëdo mishi. Gjithashtu mund të shtohet në çfarëdo sallate.
Në mënyrë të përkryer kombinohet me të gjitha ëmbëlsirat, bukë, torta, kompot, puding dhe krem, ndërsa i pashmangshëm është edhe si shtojcë në shtrudle, ëmbëlsira dhe akullore, ose thjesht përziejeni atë me fruta të tjera të thata si zëvendësues i ëmbëlisrave.