Rrushi dhe boronicat ndihmojnë në përmirësimin e funksionit të mushkërive, pretendojnë grupi i shkencëtarëve nga Instituti i nutricionizmit në Çikago. Studim të cilin ata e realizuan me 500 persona të moshës 44 vjeçare, nënkuptonte konsumimin e rrushit dhe boronicave nga të anketuarit të paktën dy herë në javë për një periudhë dyvjeçare. Çdo pjesëmarrësi, iu vlerësua funksionimi i sistemit të frymëmarrjes çdo muaj.
Rezultatet treguan se personat që konsumonin këto fruta kishin shëndet më të mirë të mushkërive për 54% në krahasim me ata që nuk i konsumonin këto fruta, por edhe konsumi i frutave në përgjithësi ishte i ulët.
Sipas studiuesve, prania e antocianineve te rrushi dhe boronicat është ajo që vepron jo vetëm në funksionimin e sistemit të frymëmarrjes, por edhe në të gjithë organizmin në përgjithësi.
Ajo çka theksuan studiuesit është se pirja e duhanit e dobëson efektin antioksidues të antocianineve.