Rukola (lat. Eruca vesicaria) është perime shumëvjeçare, e cila në mënyra të ndryshme kontribuon në shëndetin. Si barishte që po konsumohet, kultivohet në Mesdhe që nga periudha romake. Përdoret gjerësisht në kuzhinën italiane, por më shpesh shtohet në sallata sepse e rrit shijen.
Vlerat ushqyese
Për shkak të lëndëve ushqyese, rukola e forcon imunitetin dhe kontribuon në detoksifikimin e trupit. Kështu, 40 gramë rokolola përmban rreth 10 kalori dhe:
- 50% vitaminë K
- 20% vitaminë A
- 8% dozë të vitaminës C, acidit folik dhe kalciumit
Shëndeti
Konsumimi i rukolës mund ta përmirësojë shëndetin në shumë mënyra:
Zvogëlon tensionin e gjakut – 100 gr rukola përmban më shumë se 250 ml nitrat, i cili kontribuon në uljen e tensionit të gjakut.
Kontribuon në parandalimin e kancerit – rukola përmban sulforafan, i cili mendohet të ndihmojë në parandalimin dhe luftimin e kancerit. Gjithashtu përmban edhe klorofil, i cili e mbron trupin nga radikalet e lira.
Parandalon osteoporozën – sasia e mjaftueshme e vitaminës K përmirëson absorbimin e kalciumit dhe kontribuon në shëndetin e kockave.
Kontribuon në shëndetin e syve – ushqimet e pasura me vitamina A dhe K, kontribuojnë në shëndetin e syve dhe i mbrojnë ata nga sëmundjet.