Sa e rrezikshme është emfizema e mushkërive?

Emfizema ndodh kur alveolat që ndodhen në skajet e rrugëve të frymëmarrjes thellë në mushkëri, janë dëmtuar ose zgjeruar.

Emfizema është sëmundje e mundshme vdekjeprurëse e mushkërive, e cila karakterizohet me humbja e madhe e elasticitetit të mushkërive dhe shkakton kollitje kronike dhe ngulfatje. Megjithëse një sërë shkaktarësh, përfshirë edhe trashëgueshmërinë, jo-trajtimin dhe sëmundjet kronike para-ekzistuese si astma, mund të luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e saj.

Por, emfizema kryesisht është pasojë e pirjes së tepërt të duhanit për një kohë të gjatë.

Në shumë raste, të prekurit me emfizemë gjithashtu vuajnë nga bronkit kronik, gjë që i shpjegon disa nga simptoma përkatëse. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë njerëz vdesin nga emfizema, sesa nga çdo sëmundje tjetër pulmonare. Deri më tani nuk është gjetur ilaç ose ndonjë lloj trajtimi që të mund të ndalojë zhvillimin e emfizemës. Por, nëse kërkohet ndihma profesionale mjekësore në fazat e hershme të sëmundjes, progresi i sëmundjes mund të ngadalësohet ndjeshëm.

Emfizema ndodh kur alveolat që ndodhen në skajet e rrugëve të frymëmarrjes thellë në mushkëri, janë dëmtuar ose zgjeruar. Mushkëritë e shëndosha përmbajnë rreth 300 milionë alveola, detyra e të cilave është që të furnizojnë me oksigjen qarkullimin e gjakut dhe të largojnë dioksidin e tepërt të karbonit. Por, kur rrugët e frymëmarrjes në mushkëri të ngushtohen ose dëmtohen, zakonisht nga pirja e duhanit, frymëmarrja bëhet më e vështirë dhe kërkon përpjekje. Periudhat e gjata të frymëmarrjes së vështirë i rëndojnë mushkëritë, gjë që bëjnë që  alveolat të zgjaten përmes kufijve të tyre natyrorë. Me kalimin e kohës ata e humbasin rezistencën e tyre natyrore dhe nganjëherë spërkatin. Dëmtimi i tillë jo vetëm që parandalon funksionimin efektiv të alveolave, por gjithashtu e ul ndjeshëm sipërfaqen dhe elasticitetin e përgjithshëm të mushkërive. Kur emfizema zhvillohet, të sëmurët shpesh nuk janë në gjendje që të bëjnë edhe ushtrimet më të thjeshta, si për shembull të ngjiten shkallëve pa u ngulfatur.

Emfizema është më e zakonshme tek meshkujt e moshës 50 dhe 70 vjeç, të cilët me vite kanë pirë duhan, por sëmundja bëhet gjithnjë e më e zakonshme edhe tek femrat. Pacientët me emfizemë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj inflamacionit të mushkërive, bronkitit dhe infeksioneve të tjera pulmonare, si dhe sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

SIMPTOMAT

Emfizema me kalimin e kohës përparon ngadalë dhe shpesh zëvendësohet me ndonjë sëmundje tjetër, nga astma deri te sëmundjet e zemrës. Simptomat tipike të emfizemës përfshijnë:

  • Ngulfatja e cila me kalimin e viteve përkeqësohet
  • Kollitje kronike, nganjëherë e shoqëruar me sasi të vogla të sekretit
  • Gjoks i fryrë