Sa e rrezikshme është pëlcitja e kapilarëve në sy?

Sytë e kuq jo domosdoshmërisht gjithmonë çojnë në përkeqësimin e shikimit", theksojnë oftalmologët. Ata thonë se skuqja e syve për më shumë se një herë, kërkon ekzaminim mjekësor, sepse përveç tensionit të lartë të gjakut, ekzistojnë edhe arsye të tjera për këtë fenomen.

Deri tek pëlcitja e kapilarëve vjen si pasojë e bllokimit të ndonjë prej enëve të gjakut në sy. Kjo gjendje është serioze dhe mund të çojë në dëmtime të përhershme të shikimit. Njolla e kuq që shfaqet si pasojë e pëlcitjes së kapilarit në sy mund të duket e frikshme, por në fakt ajo është mavijosje gjaku, domethënë mavijosje e zakonshëm e cila do të kalojë si çdo mavijosje tjetër pa ndonjë trajtim. Kjo gjendje bëhet e rrezikshme nëse ndiqet nga humbja e papritur e shikimit.

“Sytë e kuq jo domosdoshmërisht gjithmonë çojnë në përkeqësimin e shikimit”, theksojnë oftalmologët. Ata thonë se skuqja e syve për më shumë se një herë, kërkon ekzaminim mjekësor, sepse përveç tensionit të lartë të gjakut, ekzistojnë edhe arsye të tjera për këtë fenomen.

Sipas ekspertëve, shumë më e rrezikshme është pëlcitja e kapilarëve brenda syrit, sepse në këtë rast vjen gjithmonë tek humbja e papritur e shikimit, ndërsa syri shpesh mbetet i bardhë duke mos marrë ngjyrë të kuqe.

“Pëlcitja e kapilarëve vjen si pasojë e bllokimit të ndonjë prej enëve të gjakut në sy. Kjo gjendje është serioze dhe mund të çojë në dëmtime të përhershme të shikimit. Shkaktarë të këtij fenomeni mund të jenë shumë, por mbi të gjitha, kjo është pasojë e rritjes së tensionit të gjakut, sheqerit dhe yndyrës në gjak, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve të enëve të gjakut, si dhe disa sëmundjeve oftalmologjike”, shpjegojnë oftalmologët.

Ata theksojnë se në rastin e formës më të keq të humbjes së shikimit, e nevojshme është që të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore.