Fibrat bimore janë të lidhura me shëndetin e përgjithshëm të organizmit, prandaj marrja e tyre ditore është e rëndësishme për funksionimin e duhur.
Gratë duhet të marrin nga 21 deri në 25 gram, ndërsa meshkujt nga 30 deri në 38 gram fibra në ditë. Që marrja e fibrave të jetë brenda kufijve të duhur, duhet të konsumohen më shumë perime, fruta, fara dhe fruta të thata.
Në raste të tilla, menyja ditore duhet të jetë e mbushur me fasule, bizele, qiqrra, bulgur, mjedra, krunde, manaferra, kumbulla, sallatë jeshile, brokoli, bamje, lulelakër, patate të ëmbla, karrota, kungull, misër, lakër, arra, rrush i thatë, dardha, luleshtrydhe, banane, portokall, boronica, mollë, mango, Psillium husk, fara liri, fara kungulli…
Kokrrat e rafinuara dhe orizi i bardhë duhet të shmangen, pormund të konsumohen drithërat e këtyre me kokërr të plotë.
Fibrat e tretshme dhe jo të tretshme
Ushqimet bimore kanë fibra të tretshëm dhe jo të tretshme në ujë. Shumica e tyre janë të tretshëm, domethënë ato treten në lukth dhe marrin strukturën e xhelatinës. Fibrat e tretshme (fasulet, thjerrëzat, tërshëra, arrat, farat, dardhat, dredhëzat, etj) janë të lidhura ngushtë me kolesterolin e keq (LDL), me rregullimin e sheqerit në gjak, dhe rrezikun e zvogëluar të sëmundjeve të zemrës dhe diabetin e (tipit 2).
Fibrat jo të tretshme mbeten të paprekura (ato gjenden në Psillium husk, selino, bishtaja, perime me gjethe jeshile, domate, rrush, arra, kastravecë, farë, karrota, kungull, oriz ngjyrë kafe, elb) parandalojnë kapsllëkun, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes divertikulare dhe ndihmojnë në uljen e peshës tripore.
Ushqimet që është i pasura me fibra do të parandalojnë të ngrënit tepër, pasiqë ngop shpejtë, por duhet të përtypet për një kohë më të gjatë.