Shumë studime të deritanishme kanë vënë në dukje nevojën e frutave dhe perimeve tek të ushqyerit për gjendjen e mirë të shëndetit. Deri më tani, rekomandohej që futja minimale ditore e frutave dhe perimeve të jetë pesë. Por hulumtimet më të fundit tregojnë se sasia duhet të rritet në tetë.
Sipas sondazhit, tre artikujt shtesë ushqimor, i bëjnë njerëzit më të lumtur se zakonisht.
Dieta vegjetariane ose dieta me shumë fruta dhe perime rekomandohet si parandalim, por gjithashtu edhe si terapi kundër sëmundjeve të zemrës ose kancerit. Megjithatë, problemet me këto dieta janë në pritje afatgjate për efektet e të ushqyerit të tillë, e cila mund të shkojë nga dy deri në 10 vjet.
Hulumtimi sugjeron se përmirësimi i efektit psikologjik të të ushqyerit me fruta dhe perime mund të shihet më herët. Studimi i Mbretërisë së Bashkuar dhe Austrisë i ndoqi ndryshimet e 12 385 pjesëmarrësve në formën e kënaqësisë personale dhe lumturisë me futjen e përditshme të frutave dhe perimeve.
Është vërtetuar se 85% e pjesëmarrësve kishin më pak se tre fruta, ndërsa 60% më pak se tre perime në ditë. Vetëm një numër i vogël pjesëmarrësish 1.83% kishin pesë ose më shumë fruta në ditë, ndërsa 7.75% më shumë se pesë perime në ditë.
Në fakt, studimi tregon përparësinë e tetë artikujve ushqimor fruta dhe perime në ditë, në formën e kënaqësisë dhe lumturisë. Më shumë fruta dhe perime tek të ushqyerit e përmirësojnë nivelin e lumturisë shumë më shpejt sesa e përmirësojnë shëndetin e vetë organizmit.
Ekzistojnë edhe një njoftim i mundshëm se ky hulumtim mund të lidhet me hulumtimin e antioksidantëve që tregojnë marrëdhëniet e optimizmit dhe karotenoideve në gjak. Karotenoidet janë pigmente organike të kuqe, portokalle dhe të verdha, në varësi të llojit të frutave dhe perimeve që përdoren. Në fund gjithashtu thuhet se futja më e madhe e frutave dhe perimeve, e zvogëlon rrezikun e goditjes në tru me 40%, ndërsa disa lloje kanceresh deri në 20%.