Për sa gjumë kemi nevojë sipas moshës?

Pra, sa më i vjetër është një person, aq më pak ka nevojë për gjumë dhe pushim. Foshnjat deri në tre muaj duhet të flenë më së shumti, por edhe për fëmijët e moshës deri 18 vjeçare është e rëndësishme që të flen më shumë se 8 orë. Pas moshës 18 vjeçare, nevoja për gjumë zvogëlohet. Sidoqoftë, nuk duhet t'u përmbaheni rreptësisht këtyre rregullave, pasiqë çdo person ka nevoja individuale për gjumin. Me fjalë të tjera, kjo duhet të shërbejë si një orientim për atë se sa gjumë u nevojitet në përputhje me moshën.

Ekzistojnë informacione të ndryshme rreth orës biologjike, dhe se sa i rëndësishëm është gjumi për të nxjerrë më të mirën për shëndetin. Por, përderisa shumica e njerëzve mendojnë se gjumi prej 7 deri në 8 orë është i mjaftueshëm, kjo jo gjithmonë është një rastësi, por ndër të tjerat varet edhe nga mosha.

Siç dihet, gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, për relaksimin dhe shërimin e organizmit nga një ditë e lodhshme. Por për sa orë gjumë keni nevojë, për të qenë në të vërtetë në formë? Varet nga ajo se sa vjet keni:

  • Foshnja nga zero në tre muaj – 14 deri në 17 orë
  • Nga 4 deri në 11 muaj – 12 deri në 15 orë
  • Nga 1 deri në 2 vjet – 11 deri në 14 orë
  • Nga 3 deri në 5 vjet – 10 deri në 13 orë
  • Nga 6 deri në 13 vjet – 9 deri në 11 orë
  • Nga 14 deri në 17 vjet – 8 deri në 10 orë
  • Nga 18 deri në 25 vjet – 7 deri në 9 orë
  • Nga 26 deri në 64 vjet – 7 deri në 9 orë
  • Më të vjetër se 65 vjet – 7 deri në 8 orë gjumë

Tani që e dini se për sa gjumë keni nevojë sipas moshës, e rëndësishme është që të mbani llogari për atë nëse i përmbaheni kësaj me të vërtetë. Mbani në mend se mungesa e gjumit ndikon shumë keq mbi shëndetin tuaj dhe mund të çojë në lodhje, depresion, ndryshime hormonale, sëmundje kardiovaskulare, probleme me shikimin, diabetin.

Gjithashtu, gjumi jo i mjaftueshëm ka ndikim të keq mbi trupin dhe pamjen, duke shkaktuar dobësim dhe çon në shfaqjen e njollave të errëta rreth syve dhe lëkurën e zbehtë. E zvogëlon përqendrimin dhe përshpejton plakjen e lëkurës.