Sa i rrezikshëm është lloji i ri i koronavirusit që po përhapet në Britani dhe çfarë dihet për të deri më tani?

Aktualisht nuk ka asnjë provë që lloji i ri i SARS-CoV-2 është më vdekjeprurës sesa llojet e tjerë të koronavirusit.

Autoritetet britanike kanë konfirmuar ekzistencën e një lloji të ri të koronavirusit që u zbulua gjatë një studimi të gjenomës së virusit tek pacientët në pjesën jugore të Anglisë.

Gjatë pandemisë, u vërejtën lloje të ndryshme të COVID-19, por kjo është hera e parë që sugjerohet që mutacioni të ndryshojë vetitë e virusit.

Tipi i ri i koronavirusit, sipas informacionit nga qeveria britanike, po përhapet shumë më shpejt për shkak të së cilës janë futur masa të reja, më rigoroze të shkallës së katërt në Londër dhe në jug të Anglisë, të cilat do të qëndrojnë të vlefshme gjatë festave të Krishtlindjeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se lloji i koronavirusit është izoluar edhe në Danimarkë, Hollandë dhe Australi.

ÇFARË DIHET DERI MË TANI?

  • Ekspertët e shëndetit në Britaninë e Madhe kanë ende pak informacion, por thonë se virusi po përhapet shumë më shpejt sesa llojet e tjerë të koronavirusit. Kryeministri britanik Boris Johnson tha se po zgjerohet deri në 70 për qind më shpejt, por shkencëtarët ende nuk i kanë konfirmuar shifrat.
  • Teoria paraprake nga zyrtarët britanikë të shëndetit sugjeron që lloji i ri ka pësuar ndryshime në proteinën e gjetur në kulmet e virusit përmes të cilit depërton në qeliza.
  • Deri më tani nuk ka asnjë provë që është më vdekjeprurëse, sesa llojet e tjera të koronavirusit. 
Tipi i ri i koronavirusit është gjetur gjithashtu në Danimarkë, Hollandë dhe Australi, thonë nga OBSH.

Aktualisht, vetëm 1.000 raste të llojit të ri të koronavirusit janë raportuar në MB – të gjitha në jug-lindje dhe nuk dihet ende nëse është përhapur në pjesë të tjera të vendit.

  • Italia, Hollanda, Belgjika, Bullgaria dhe vendet e tjera kanë anuluar të gjitha fluturimet nga Britania. Është e mundur që Belgjika të ndalojë shtetasit britanikë nga 1 Janari. Republika Çeke ka futur masa më të rrepta karantine për të gjithë njerëzit që vijnë nga Britania.
  • Londra informoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë për llojin e ri të COVID-19, e cila tha se do të informonte anëtarët dhe publikun për tiparet dhe implikimet e njohura të këtij varianti të koronavirusit.
  • Tipi i ri i koronavirusit është gjetur gjithashtu në Danimarkë, Hollandë dhe Australi, sipas OBSH.
  • Sipas ekspertëve atje, Britania e Madhe vendosi ekzistencën e një lloji të ri të virusit “që në shtator, i cili më pas qarkulloi në jug të Anglisë”.

“Ne jemi të shqetësuar për përhapjen e virusit për shkak të faktit se ka shumë mutacione. Ne jemi të vetëdijshëm se lloji i ri nuk shkakton raste më të rënda, sipas rezultateve paraprake, por studimet janë duke vazhduar dhe ne do të shohim rezultatet”, thekson Maria Van-Kerhov nga OBSH, duke shtuar se sa më gjatë të përhapet specia, aq më të mëdha janë gjasat për ta ndryshuar dhe duhet të bëhet gjithçka për ta parandaluar atë.

Lloji i ri VUI – 202012/01, i quajtur edhe B.1.1.7, është version i SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19. Mendohet se është përgjegjës për rritjen e konsiderueshme të shkallës së infeksionit me COVID-19 në Angli për shkak të mutacioneve në receptorin ‘spike’, glikoproteinë që lidhet me receptorët ACE2 tek njerëzit.

Deri më tani, vetëm në glikoproteinë janë zbuluar më shumë se 4,000 mutacione. Ndjekja e mutacioneve është mënyrë e zakonshme për të monitoruar përhapjen e një virusi. Përveç që tregon, për shembull, se SARS-CoV-2 ka mbërritur në Britani në më shumë se një mijë incidente të ndara, kjo gjithashtu tregon se varianti i mutacionit G614 ka zëvendësuar plotësisht D614 të mëparshme.