Të kalosh më shumë se 7 ditëve në shtrat me COVID-19 mund të shoqërohet me rrezik të shtuar të përkeqësimit afatgjatë të shëndetit mendor, tregojnë një studim i ri shkencor.
Studimi zbuloi se njerëzit me koronavirus që nuk ishin shtruar në spital kishin më shumë gjasa të përjetonin simptoma të depresionit deri në 16 muaj pas diagnostikimit sesa ata që nuk ishin infektuar kurrë.
Njerëzit që ishin të shtrirë në shtrat për një javë ose më shumë kishin nivele më të larta të depresionit dhe ankthit, sesa njerëzit që u diagnostikuan me virusin, por nuk ishin kurrë të shtrirë në shtrat.
Megjithëse shumica e simptomave u kaluan brenda dy muajve nga diagnoza, pacientët që kaluan një javë ose më shumë në shtrat kishin më shumë gjasa të përjetonin depresion dhe ankth gjatë periudhës 16-mujore të studimit.
Pacientët me formë të rëndë të COVID-19 shpesh kanë ndryshime inflamatore që më parë janë treguar të lidhura me efektet kronike të shëndetit mendor, veçanërisht depresionin.
Duke shpjeguar shkallët më të larta të depresionit dhe ankthit te pacientët me COVID-19 të rëndë, studiuesit cituan një kombinim shqetësimesh në lidhje me pasojat shëndetësore afatgjata të sëmundjes dhe kohëzgjatjen e simptomave të COVID.
Autorja e studimit, Prof. Unur Anna Valdimarsdotir, nga Universiteti Island thotë se “kërkimi ynë është ndër të parët që ka hetuar simptomat e shëndetit mendor të formës së rëndë të COVID-19 në popullatën e përgjithshme deri në 16 muaj pas diagnostikimit”.
Rezultatet e studimit “sugjerojnë se efektet në shëndetin mendor nuk janë të njëjta për të gjithë pacientët me COVID-19 dhe se koha e kaluar në shtrat është faktor kyç në përcaktimin e ashpërsisë së efekteve të shëndetit mendor”.
“Ndërsa hyjmë në vitin e tretë të pandemisë, rritja e vigjilencës klinike në lidhje me përkeqësimin e shëndetit mendor tek ajo pjesë e pacientëve me sëmundje të rëndë akute COVID-19, si dhe studime shtesë për monitorimin e shëndetit mendor, është vendimtare për ofrimin e kujdesit mjekësor në kohë, pas vitit të parë që kemi kaluar sëmundjen”, thanë studiuesit.
Deri më tani, shumica e studimeve janë trajtuar vetëm me efektet e dëmshme të shëndetit mendor deri në gjashtë muaj pas diagnozës së COVID-19.
Përveç kësaj, dihet shumë pak për pasojat afatgjata për shëndetin mendor, veçanërisht për pacientët që nuk janë shtruar në spital me shkallë të ndryshme të ashpërsisë.
Në studim, studiuesit shikuan prevalencën e depresionit, ankthit, ankthit që lidhet me COVID-19 dhe cilësisë së dobët të gjumit midis njerëzve me dhe pa diagnozë të sëmundjes për një periudhë prej 0 deri në 16 muaj.
Në përgjithësi, njerëzit e diagnostikuar me COVID-19 kishin një prevalencë më të lartë të depresionit dhe cilësi më të dobët të gjumit sesa ata që nuk ishin diagnostikuar kurrë me këtë sëmundje – 20.2 % kundrejt 11.3 % kishin simptoma të depresionit dhe 29.4 % kundrejt 23.8 % cilësi të dobët të gjumit.
Njerëzit të cilët u diagnostikuan me koronavirus, por nuk ishin kurrë të shtrirë në shtrat për shkak të sëmundjes së tyre, kishin më pak të ngjarë të kishin simptoma të depresionit dhe ankthit, sesa ata që nuk ishin diagnostikuar.
Shkencëtarët sugjerojnë se një shpjegim për këtë është se rikthimi në jetën normale është lehtësim për këta njerëz, ndërsa ata që nuk janë ende të infektuar janë ende të shqetësuar për mundësinë e infektimit.
Megjithatë, gjatë 16 muajve të studimit, pacientët që ishin të shtrirë në shtrat për shtatë ditë ose më shumë kishin 50-60 % më shumë gjasa të përjetonin depresion dhe ankth më të madh sesa ata që nuk ishin infektuar kurrë gjatë periudhës së studimit.
“Rritja e incidencës së depresionit dhe ankthit te pacientët me COVID-19 të cilët kanë kaluar shtatë ditë ose më shumë në shtrat mund të jetë për shkak të një kombinimi shqetësimesh për pasojat afatgjata shëndetësore, si dhe nga vazhdimësia e simptomave fizike afatgjata të kovid-it, që kufizon kontaktin social dhe mund të rezultojë me pafuqi”, theksojnë autorët e studimit të botuar në revistën Lancet Public Health.