Sa kohë duhet për tu infektuar nëse jeni afër dikujt që ka koronavirus? Fatkeqësisht, nuk ka një numër magjik të minutave.
Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) rishikuan kohët e fundit përkufizimin e kontaktit të ngushtë. Më parë, kontakti i ngushtë konsiderohej të ishte një person i cili kaloi të paktën 15 minuta në një distancë prej më pak se dy metra nga një person i infektuar.
Tani ato minuta nuk duhet të jenë të vazhdueshme, në vazhdimësi, domethënë kontakt i ngushtë konsiderohet një person i cili është në një distancë prej më pak se dy metra nga një person i infektuar, minimumi 15 minuta brenda 24 orëve.
Kjo shifër ndryshoi pasi një roje burgu në Amerikë u infektua me koronavirus pas kontakteve të shumta, por të shkurtra me gjashtë të burgosur asimptomatik. Në turnin e tij tetë orësh, ai kishte 22 takime me njerëz të infektuar për një total prej 17 minutash.
A do të thotë se jeni të sigurt nëse kaloni më pak se 15 minuta në total pranë një personi të infektuar? Për fat të keq, jo domosdoshmërisht.
Pesëmbëdhjetë minuta është vetëm një drejtim.
“Dëshironi të jepni disa udhëzime të gjera që janë të lehta për t’u mbajtur mend, por në të vërtetë është vazhdimësi. Rreziku mund të jetë më i ulët në planin afatgjatë dhe më i lartë në periudhën më të shkurtër. Shumë variacione ndikojnë në sasinë e virusit që një person merr dhe kjo është në të vërtetë gjëja më e rëndësishme”, tha Neil Goldstein, profesor i epidemiologjisë në Universitetin Drexel në Filadelfia.
Përveç kohës së ekspozimit ndaj virusit, është gjithashtu e rëndësishme nëse personi i infektuar ka simptoma, nëse i ka pasur apo jo më vonë, nëse keni qenë në ambiente të hapura apo të mbyllura, si ka qenë ajrosja e dhomës, sa njerëz ishin të pranishëm dhe çfarë keni bërë.
Për shembull, nëse uleni dhe këndoni në dhomën e ndenjes së mikut tuaj, në vend që të uleni në një park pa folur, ju rrezikoni të infektoheni në një periudhë më të shkurtër kohe.
Përkufizimi i kontaktit të ngushtë nuk ndryshon nëse mbani maskë, por kjo nuk ndodh sepse ato nuk janë të dobishme në radhë të parë për shkak të infeksionit, por Qendra nuk i merr parasysh ato thjesht sepse shumë nuk i mbajnë në mënyrën e duhur.