Cikli jo i rregullt i menstruacioneve është tregues i një numri parregullsish, të cilat mund të ndikojnë në riprodhimin. Stresi është një nga faktorët, i cili mund të prish ekuilibrin. Në fakt, si ndikon në sistemin riprodhues të femrave?
Është e njohur se gjatë luftërave, fatkeqësive natyrore dhe urisë, niveli i fertilitetit bie në mënyrë drastike. Në ditët e sotme, shpesh fajtorë për ndryshimet menstruale janë fenomenet “më pak stresues”.
Stresi mund të shkaktojë gjakderdhje të parregullt, të paparashikueshme ose vonesë të menstruacioneve. Çdo fenomen i tillë duhet të kuptohet si një mesazh që trupi ju dërgon vet grave, i cili thotë: “Ndaloni dhe pushoni!”
Shumica e grave besojnë se mbi ndryshimet e ciklit menstrual ndikon gjendja emocionale, por rol të madh luan edhe shëndeti fizik. Ciklin mujor të vezoreve, në fakt, e drejton një e strukturë e vogël e trurit, hipotalamusi. Kjo është pjesa e trurit, e cila ndikohet gjithashtu nga dukuritë fizike si frymëmarrja, ritmi i zemrës, etja, uria dhe dëshira seksuale. Stresi ose ndonjë lloj tjetër pakënaqësie mund të ndikojë në punën e hipotalamusit, kështu që tashmë me treguesit e parë do të ishte mirë të punohet në korrigjimin e faktorëve negativë.
Hipotalamusi mund të konceptohet si vend qendror në të cilin deshifrohen dy format kryesore të komunikimit të trupit – sistemi nervor dhe hormonal. Impulset e tyre përpunohen dhe transmetohen në pjesë të tjera të trurit dhe trupit, kështu që trupi reagon sipas asaj në moment.
Me fjalë të tjera, riprodhimi do të lejohet nëse hipotalamusi merr informacion se trupi është në një mjedis të qëndrueshëm, të sigurt dhe të shëndetshëm. Nëse ekziston përceptimi se gruaja nuk është fizikisht ose emocionalisht e aftë të mbijetojë shtatzaninë dhe të kujdeset për fëmijën, hipotalamusi do të ndikojë në ciklin e ovulacionit.
Si t’i ktheheni harmonisë dhe të eliminoni stresin si shkaktarë të ciklit jo të rregullt?
Doza e caktuar e tensionit në jetë është mjaft normale. Megjithatë, duhet të mësoni se si t’ia dilni mbanë me stimujt e jashtëm në mënyrë të shëndetshme. Ja disa sugjerime:
Ushtroni, por mos e teproni dhe mos u lodhni. Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik përmirëson gjendjen shpirtërore dhe rrit nivelin e serotoninës dhe endorfinës në trup, të cilat janë hormone të humorit të mirë, dhe që shkatërrojnë efektet e kortizolit, hormoni i stresit.
Hani ushqim të balancuara. Edhe pse çokollata është diçka me të cilën shpesh e trajtojmë PMS-in, mos e teproni.
Zgjidhni ushqime të shëndetshme, proteina, fruta, perime, drithëra, ndërsa shmangni ëmbëlsirat.
Pushoni dhe largohuni nga çdo gjë. Shfrytëzoni pushimin vjetor dhe dilni nga rutina, e cila ju kujton problemet.
Mësoni të thoni “Jo” në qoftë se ndiheni të mbingarkuar. Fillimisht jini të mirë për veten, që të mund të jeni të mirë për të tjerët.