Sakroiliti është një gjendje që prek një ose të dy nyjet sakroiliake. Këto nyje gjenden aty ku bashkohen pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore dhe legeni. Sakroiliti mund të shkaktojë dhimbje dhe ngurtësi në vithe ose në pjesën e poshtme të shpinës, dhe dhimbja mund të rrezatojë poshtë njërës ose të dy këmbëve. Qëndrimi i gjatë në këmbë, ulur ose ngjitja e shkallëve mund ta përkeqësojë dhimbjen.
Sakroiliiti mund të diagnostikohet me vështirësi.Mund të ngatërrohet me shkaqe të tjera të dhimbjes së mesit. Është lidhur me një grup sëmundjesh që shkaktojnë artrit inflamator të shtyllës kurrizore. Trajtimi mund të përfshijë terapi fizike dhe ilaçe.
Simptomat
Dhimbja e shoqëruar me sakroilit më së shpeshti ndodh në vithe dhe pjesën e poshtme të shpinës. Mund të ndikojë edhe në legen, ije dhe madje edhe në këmbë. Dhimbja e sakroilitit mund të përkeqësohet nga:
Gjum apo qëndrim i gjatë
Duke pasur më shumë peshë në njërën këmbë sesa në tjetrën
Ngjitja e shkallëve
Vrapimi
Duke bërë hapa të mëdhenj kur ecni
Shkaqet
Shkaqet për mosfunksionimin e sakroiliakut përfshijnë:
Lëndimi. Një ndikim i papritur, siç është aksidenti i një automjeti ose një rënie, mund të dëmtojë nyjet sakroiliake.
Artriti. Artriti dhe osteoartriti mund të ndodhë në nyjet sakroiliake, ashtu si spondiliti ankilozues – një lloj artriti inflamator që prek shtyllën kurrizore.
Shtatzënia. Nyjet sakroiliake lirohen dhe shtrihen për të akomoduar lindjen e fëmijës. Pesha e shtuar dhe ecja e ndryshuar gjatë shtatëzënisë mund të shkaktojnë stres shtesë në këto nyje dhe mund të çojnë në konsum të parregullt.
Infeksioni. Në raste të rralla, nyja sakroiliake mund të infektohet.
Nyjet sakroiliake lidhin legenin dhe pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore. Këto dy nyje përbëhen nga struktura kockore mbi bishtin, e njohur si sakrum, dhe maja e legenit, e njohur si ilium. Nyjet sakroiliake mbajnë peshën e pjesës së sipërme të trupit kur qëndroni në këmbë.
Komplikimet
Sakroiliti mund në nxisë vështirësi në veprime të caktuara, siç janë përkulja, ngritja, qëndrimi në një pozicion dhe ngritja nga një pozicion ulur. Sakroiliti I vazhdueshëm mund të rezultojë në depresion dhe pagjumësi.
Përktheu dhe përshtati:S.N