Salmonela: Bakteria largohet me marrjen e lëngjeve dhe elektroliteve

Simptomat përfshijnë dhimbje koke, ethe, dhimbje stomaku, diarre, neveri dhe vjellje. Zakonisht shfaqen pas 6 deri 72 orësh pas infektimit dhe zgjasin 4 deri në 7 ditë, ndonjëherë edhe më shumë. Për këtë sëmundje nuk ka shërim - ajo kalon në vetvetiu.

Salmonela është baktere që sulmon zorrët dhe shkakton helmim me ushqim. Kjo zakonisht vjen si pasojë e konsumimit të mishit të shpendëve të zier jo mjaftueshëm ose të papërpunuar dhe me ngrënien e vezët, si dhe produktet tjera të tyre.

Simptomat përfshijnë dhimbje koke, ethe, dhimbje stomaku, diarre, neveri dhe vjellje. Zakonisht shfaqen pas 6 deri 72 orësh pas infektimit dhe zgjasin 4 deri në 7 ditë, ndonjëherë edhe më shumë. Për këtë sëmundje nuk ka shërim – ajo kalon në vetvetiu.

Ndonjëherë, njeriu mund të dehidratojë, prandaj është e nevojshme ndërhyrja e shpejtë mjekësore, ndërsa në komplikime më kërcënuese për jetën mund të ndodh nëse infeksioni përhapet përtej zorrëve.

Rreziku i infeksionit të salmonelës rritet nëse personi qëndron në vende ku ka sistem të dobët sanitar.

Simptomat e salmonelës

  • Dhimbje në stomak;
  • Ethe;
  • Dhimbje koke;
  • Gjak në jashtëqitje;
  • Vjellje dhe të përziera;
  • Diarre;
  • Temperaturë e lartë;
  • Dhimbje të muskujve.

Simptomat mund të zgjasin deri në shtatë ditë, por mund të vazhdojnë edhe deri në disa muaj, derisa gjendja shëndetësore të kthehet në normalitet.

Salmonela shkatërrohet nga gatimi i plotë i ushqimit. Shmangni mishin e gjallë ose mishin e gatuar jo mjaftueshëm, mishin e shpendëve ose vezët. Mishi i shpendëve dhe mishi tjetër nuk duhet të konsumohet në qoftë në mes është ngjyrë rozë.

Shkaqet

Infeksioni vjen si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar, ndërsa shpesh bëhet fjalë për fruta dhe perime të infektuara, fruta deti, mish i gjallë, shpendë dhe vezë të papërpunuara.

Infeksioni mund të transmetohet në ushqim edhe me ndërmjetësimin e njeriut, me anë të duarve të pista. Infeksioni shfaqet kur ushqimi vjen në kontakt me duart që nuk lahen pas ndryshimit të pelenave ose përdorimit të tualeti. Infeksioni mund të shfaqet edhe nëse personi prek mish të infektuar, ose zvarranikë, kafshë shtëpiake, sidomos zogj dhe më pas duart e palara i vendos në gojë.

Njerëzit të cilët kthehen në punë pas kontaktit me ushqimet e kontaminuara, vazhdojnë të përhapin infeksionin, ndërsa disa persona të infektuar me salmonelë bëhen bartës kronik. Disa njerëz mund të mos jenë të infektuar, por përsëri të mbartin salmonelë. Salmonela trajtohet me shumë lëngje dhe elektrolite.

Trajtimi

Megjithëse nuk ekziston ilaç për salmonelën, ndërsa trupit i duhet që vet të nxjerrë bakteret nga trupi, ekzistojnë gjëra të cilat mund t’ju ndihmojnë. Së pari, sigurohuni që mos dehidroni. Dehidrimi mund të shfaqet shumë lehtë, pasiqë diarreja dhe vjellja bëjnë që të humbet shumë ujë. Pra, pini mjaftueshëm lëngje dhe merrni mjaftueshëm elektrolite, në mënyrë që të lehtësoni simptomat dhe të përshpejtoni shërimin e trupit. Rastet e rënda të infeksionit të salmonelës, sidomos tek e fëmijët ose tek të moshuarit, kërkojnë hospitalizime ku në mënyrë intravenoze futen lëngjet në trup.