Shumë fjali të komplikuara- Truri i njeriut, veçanërisht ai i fëmijës, nuk mund të perceptojë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse fëmijët nuk dëgjojnë kur flasim me to përgjatë monologut ose fjali të ndërlikuara pa fund. Shpërndarja e “problemit” në pjesë më të vogla dhe thjeshtimi i fjalive do të ketë rezultate më të mira. Përdorni fjali të thjeshta dhe të shkurtra kur dëshironi që fëmija t’ju kuptojë dhe t’ju dëgjojë shpejt.
Mos i shantazhoni ata – Çdo mëngjes ziheni me fëmijën tuaj për të mbaruar mëngjesin, për t’u veshur, për ti veshur këpucët… me një fjalë, për të lëvizur. Ju ankoni, fyeni, shantazhoni dhe kjo është ajo që ju merr shumë nerva, dhe fëmija përpiqet të bëjë saktësisht të kundërtën e gjithçkaje që kërkoni prej tij. Nuk është për t’u habitur, fëmijët tashmë e dinë skenarin dhe presin të luhet e gjithë shfaqja, ndaj nuk nxitojnë. Përpiquni që përmes disa lojërave të ndryshoni gjithë historinë, mbase gjërat do të përshpejtohen.
Sepse unë them kështu – Një nga marrëzitë më të mëdha që prindërit mendojnë shpesh është se fëmija duhet të bindet sepse prindi thotë kështu. Vetëm sepse e thatë nuk tregon asgjë për arsyet që keni. Ashtu siç respektoni një të rritur tjetër dhe u shpjegoni arsyet pse dëshironi që ai të bëjë diçka, duhet të respektoni edhe fëmijën që duhet të dijë se diçka është e rëndësishme për ju. Merrni kohën tuaj dhe shpjegoni motivet tuaja fëmijës dhe bëjeni këtë me një ton normal. Ata ndoshta do t’ju kuptojnë me kohë.
Pretendim dhe gënjeshtra – Fëmijët janë më të zgjuar nga sa e kuptojmë. Ju nuk keni nevojë të veproni ose të gënjeni për t’i bërë ata t’ju dëgjojnë. Këtë mund ta bëni vetëm nëse bëni shaka, bëni diçka me qëllim që fëmija juaj të qeshë, t’i tërhiqni vëmendjen dhe ta relaksoni dhe pastaj t’i tregoni sinqerisht se çfarë është e rëndësishme për ju. Fëmijët kuptojnë shumë dhe shpesh e njohin dhe e shohin pretendimin negativ si mashtrim.
Përktheu dhe përshtati:S.N