Sëmundja Kawasaki- ënjtje (inflamacion) tek fëmijët

Sëmundja Kawasaki shkakton ënjtje (inflamacion) tek fëmijët në muret e enëve të gjakut me përmasa të vogla dhe të mesme që bartin gjakun nëpër trup. Sëmundja Kawasaki zakonisht çon në inflamacion të arterieve koronare, të cilat furnizojnë zemrën me gjak të pasur me oksigjen.

Sëmundja Kawasaki shkakton ënjtje (inflamacion) tek fëmijët në muret e enëve të gjakut me përmasa të vogla dhe të mesme që bartin gjakun nëpër trup. Sëmundja Kawasaki zakonisht çon në inflamacion të arterieve koronare, të cilat furnizojnë zemrën me gjak të pasur me oksigjen.

Sëmundja Kawasaki më herët është quajtur sindroma e nyjeve limfatike mukokutane sepse shkakton ënjtje të gjëndrave (nyjeve limfatike) dhe mukozave në gojë, hundë, sy dhe fyt.

Fëmijët me sëmundjen Kawasaki mund të kenë temperaturë të lartë, duar dhe këmbë të ënjtura me lëkurë të qëruar, sy dhe gjuhë të skuqur. Por sëmundja Kawasaki zakonisht është e trajtueshme dhe shumica e fëmijëve shërohen pa probleme serioze nëse marrin trajtim brenda 10 ditëve nga fillimi.

Për të marrë diagnozën e sëmundjes Kawasaki, një fëmijë zakonisht ka ethe më të madhe se 102.2 F (39 C) për pesë ose më shumë ditë dhe të paktën katër nga shenjat dhe simptomat e mëposhtme.

Skuqje në pjesët kryesore të trupit ose zonën gjenitale

Nyje limfatike e zgjeruar në qafë

Sy shumë të kuq

Buzët e kuqe, të thata, të plasaritura dhe gjuha jashtëzakonisht e kuqe, dhe e fryrë

Lëkurë e acaruar dhe e kuqe në pëllëmbët dhe shputat e këmbëve, me qërim të lëkurës së gishtërinjve

Simptomat mund të mos shfaqen në të njëjtën kohë, prandaj është e rëndësishme t’i tregoni mjekut të familjes për shenjat ose simptomë që paraqiten dhe largohen.

Shenjat dhe simptomat e tjera që mund të zhvillohen përfshijnë:

Dhimbje barku

Diarre

Nervozizëm

Dhimbje të kyçeve

Të vjella

Fëmijët me temperaturë të lartë për pesë ose më shumë ditë që kanë më pak se katër nga shenjat dhe simptomat e mësipërme mund të kenë atë që njihet si sëmundja Kawasaki. Fëmijët me sëmundje të Kawasakit janë ende në rrezik të dëmtimit të arterieve koronare dhe ende kërkojnë trajtim brenda 10 ditëve nga fillimi i simptomave.

Sëmundja Kawasaki mund të ketë simptoma të ngjashme me ato të sindromës inflamatore miltisistematike tek fëmijët, e cila u shfaq në mbarë botën te fëmijët me COVID-19. Fëmijët me këto simptoma me shumë gjasa do të duhet të testohen edhe për COVID-19.

Kur duhet të shkoni tek mjeku

Nëse fëmija juaj ka temperaturë që zgjat më shumë se tre ditë, kontaktoni shërbimin tuaj kujdestar. Trajtimi i sëmundjes Kawasaki brenda 10 ditëve në fillim mund të zvogëlojë ndjeshëm shanset e dëmtimit të përhershëm të arterieve koronare që furnizojnë muskulin e zemrës.

Arsyet

Askush nuk e di se çfarë e shkakton sëmundjen Kawasaki, por shkencëtarët nuk besojnë se sëmundja është ngjitëse nga personi në person. Disa mendojnë se sëmundja Kawasaki shfaqet pas një infeksioni bakterial ose viral ose lidhet me faktorë të tjerë mjedisorë. Disa gjene mund t’i bëjnë fëmijët më të prirur për t’u prekur nga sëmundja Kawasaki.

Faktorët e rrezikut

Është e njohur se, tre gjëra risin rrezikun që një fëmijë të zhvillojë sëmundjen Kawasaki.

Mosha. Fëmijët nën moshën 5 vjeçe janë në rrezik më të lartë nga sëmundja Kaëasaki.

Gjinia. Djemtë kanë pak më shumë gjasa se vajzat të zhvillojnë sëmundjen Kawasaki.

Përkatësia etnike. Fëmijët që kanë origjinë aziatike, si japonezët ose koreanët, kanë shkallë më të lartë për sëmundjen Kawasaki.

Sëmundja Kawasaki ka tendencë të shfaqet në mënyrë sezonale. Në Amerikën e Veriut, zakonisht paraqitet në dimër dhe në fillim të pranverës.

Komplikimet

Sëmundja Kawasaki është shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës tek fëmijët në vendet e zhvilluara. Megjithatë, me trajtim, pak fëmijë kanë dëmtime të përhershme.

Komplikimet e zemrës përfshijnë:

Inflamacion i enëve të gjakut, zakonisht të arterieve koronare, që furnizojnë zemrën me gjak

Inflamacion i muskujve të zemrës

Probleme me valvulat e zemrës

Secili nga këto komplikimet mund të dëmtojë zemrën. Inflamacioni i arterieve koronare mund të çojë në dobësim dhe ënjtje të murit të arterieve (aneurizëm). Aneurizmat rrisin rrezikun e mpiksjes së gjakut, gjë që mund të çojë në atak të zemrës ose të shkaktojë gjakderdhje të brendshme kërcënuese për jetën.

Në një përqindje të vogël të fëmijëve që zhvillojnë probleme të arterieve koronare, sëmundja Kaëasaki mund të shkaktojë vdekjen.

Përktheu dhe përshtati:S.N