Karcinomi i gojës ose zgavrës së gojës zakonisht paraqitet moshës 40 vjeçre. Ky lloj i kancerit mund të shfaqet në çdo pjesë të zgavrës së gojës, në gjuhë, qiellëzë, buzë, brenda nofullës, bajamet ose gjëndrave të pështymës.
Në fazën e hershme të sëmundjes, zakonisht nuk ka simptoma të qarta, por ekspertët theksojnë se kontrolli i rregullt te dentisti mund të zbulojë sëmundjen në fillimin e saj.
Simptomat që tregojnë për kancer në zgavrën e gojës janë:
- Njollat në gojë ose gjuhë (të bardha ose të kuqe);
- Plagë në gojë;
- Ënjtje e cila nuk largohet edhe pas tre deri – katër javësh;
- Trashja e gojës;
- Dhimbje gjatë gëlltitjes;
- Rënia e dhëmbëve pa ndonjë arsye;
- Dhimbje në nofull;
- Plagë në bajame;
- Ndjesia se keni diçka në fyt, ndryshimi i zërit dhe dhimbja në qafë dhe në vesh.
Nga kjo sëmundje më të prekurit janë duhanpirësit dhe ata që shpesh pijnë alkool, të cilët kanë një rrezik në rritje prej mbi 30% në krahasim me personat që i shmangin këto zakone të këqija.
Gjithashtu, kanceri në gojë shpesh herë shkaktohet edhe nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV (diell, solarium), konsumi i tepruar i mishit të kuq dhe mishit të përpunuar, sëmundja e refluksit gastroezofageal (kthimi i përmbajtjes së stomakut), virusi i papillomës njerëzore dhe ekspozimi ndaj rrezatimit.