Keni lëkurë të inflamuar apo të irrituar? Ju kruhet lëkura? Asgjë nga këto nuk është e parëndësishme, sidomos nëse e dini që disa gjendje të caktuara të shëndetit të lëkurës mund të tregojnë për probleme të tjera shëndetësore.
Ekzemë
Ekzema është forma më e zakonshme e pezmatimeve të lëkurës e karakterizuar nga lëkura kronike e inflamuar, kruarja ose fluska në lëkurë. Ekzema mund të shpie në pagjumësi. Por, pacientët që vuajnë nga ky çrregullim kanë shanse më të mëdha që të vuajnë nga përvoja traumatike. Gjithashtu, ekzema shpesh herë trajtohet me steroide, të cilat mund të çojnë në përkeqësimin e shëndetit të eshtrave.
Psoriaza
Psoriaza është sëmundje autoimune e cila shpesh ndiqet nga artriti. Ajo çka është lajmi i mirë është se në kohët e fundit, psoriaza trajtohet me barna të cilat janë të dobishme për artriti. Gjithashtu, psoriaza shoqërohet edhe me shëndetin e sistemit kardiovaskular.
Dermatiti hipostatik
Ky lloj dermatiti mund të tregojë për sëmundjen e diabetit. Diabeti është i lidhur ngushtë me çrregullime të ndryshme të lëkurës, kruajtje të ashpra, shërimin e ngadaltë të plagëve dhe shenjave.
Vitiligo
Njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje autoimune kanë simptoma të cilat mund të shoqërohen me ekspozimin e përditshëm ndaj stresit. Stresi me siguri nuk e shkakton këtë sëmundje, por gjithsesi që mund të jetë shkaktar.