Ndryshe nga sëmundjet me shkaktarë të veçantë dhe simptoma të njohura, ekzistojnë edhe të tilla që shfaqen me simptoma dhe probleme mjekësore, për të cilat mendojmë se janë dukuri normale dhe i lëmë pas dore. Por nga ato mund të zhvillohen sëmundje më serioze.
Niveli i ulët i vitaminës D
Megjithëse, ndoshta nuk mund të vëreni ndonjë rrezik, nivel i ulët i vitaminës D për një kohë të gjatë mund të shkaktojë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit. Prandaj, monitoroni rregullisht nivelin e vitaminës D. Vitamina D ndihmon në absorbimin e kalciumit, kështu që mungesa mund të ndikojë keq në eshtrat tuaja. Për fat të mirë, shqyrtimi dhe kompensimi i vitaminës D janë të thjeshta. Kontrolloni gjendjen në çdo disa muaj.
Diabetii i tipit 2
Nëse trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, atëherë zhvillohet diabeti. Ai shpesh herë shfaqet gradualisht. Diabetin mund ta keni për vite me rradhë dhe të mos keni dijeni për të, paralajmërojnë internistët . Diabeti mund të dëmtojë shikimin, zemrën, veshkat dhe mbaresat nervore. Nëse jeni i trashë ose keni histori familjare që lidhet me diabetin, sigurohuni që të bëni ekzaminime dhe kontrolle të rregullta.
Në shumë studime, janë konfirmuar efektet e dobishme të futjes së kromit në tolerancën e glukozës ose metabolizmin e yndyrnave. Pacientët diabetik kanë metabolizëm të ndryshuar të kromit, krahasuar me pacientët jo-diabetikë, me absorbim më të lartë të kromit, por gjithashtu edhe sekretim të shtuar të kromit. Në varësi të fazës së diabetit, pacientët diabetikë kanë tendencë të humbasin aftësinë për të kthyer kromin në formën që mund të përdoret.
Hipertensioni (tensioni i lartë i gjakut)
Për shkak të plakjes, si dhe historisë familjare dhe mbipeshës, presioni arterial mund të bëhet shumë i lartë. Kjo gjë çon në hipertension. Komplikimet e mundshme përfshijnë sulme në zemër, goditje në tru dhe sëmundje të veshkave. Kardiologët thonë se pacientët kanë pasur hipertension asimptomatik para diagnostifikimit, gjë që thekson rëndësinë e kontrolleve sistematike, madje edhe nëse ndiheni të shëndetshëm. Presioni normal është rreth 120/80.
Kolesteroli i lartë
Për shkak të ushqyerjes së dobët ose gjenetikës, niveli i lartë i kolesterolit të keq në gjak mund të dëmtojë arteriet, gjë që e bën të dobët qarkullimin e gjakut në organet vitale, siç është zemra dhe truri. Kjo gjë mund të shkaktojë sulm të trurit dhe zemrës, alarmojnë kardiologët, të cilët theksojnë se niveli i lartë i kolesterolit dhe hipertensioni janë faktorë të sëmundjeve të zemrës.