Sëmundjet që mund të diagnostifikohen përmes syve

Ekzaminimet rutinë të syve janë shumë të dobishme gjatë identifikimit të problemeve mjekësore që në fillimin e zhvillimit të tyre.

Retina është pjesë unike e trupit, e cila u mundëson mjekëve që të shqyrtojnë me kujdes nervat dhe enët e gjakut, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Kjo gjë i bën shumë të dobishme ekzaminimet rutinë të syve gjatë identifikimit të problemeve mjekësore që në fillimin e zhvillimit të tyre.


Kanceri

Diagnostifikimi i syve mund të shpëtojë jetën tuaj. Gjatë ekzaminimit të syve, mjekët mund të zbulojnë tumoret e trurit, kancerin e gjirit ose kancerin e mushkërive. Hemoragjia me intensitet të ulët në retinë, mund t’i tregojë mjekut se pacienti ka leukemi. Oftalmologët mund të zbulojnë edhe sulmin në tru, gjithmonë duke u bazuar në ndryshimet që janë shfaqur në shëndetin e syve të pacientit.

Skleroza multiple

Neuriti optik mund të jetë tregues i sklerozës multiple – sëmundje e sistemit nervor. Kjo sëmundje shfaqet tek 75% e pacientëve të diagnostikuar me sklerozë multiple, ndërsa në një të katërtën e rasteve kjo është simptomë e hershme e kësaj sëmundjeje. Sidoqoftë, edhe nëse jeni diagnostifikuar me inflamacion të nervit optik, nuk është e sigurt se jeni duke vuajtur nga skleroza multiple.

Artriti reumatoid

Rreth 25% e pacientëve me artrit reumatoid kanë probleme me sytë, ndërsa sytë e thatë janë simptomë e zakonshme e kësaj sëmundjeje. Nëse pacienti ka inflamacion të irisit, që zgjat 12 deri 18 muaj, ka të ngjarë që të diagnostikohet me artritin reumatoid. Kjo gjë ndodh pasiqë personat me sëmundje inflamatore e cila prek nyjet e vogla, ka edhe nivele të larta të kimikateve në gjak që shkaktojnë inflamacion, dhe nganjëherë këto substanca ruhen në kokërdhokët e syve.

Tensioni i lartë i gjakut

Dëmtimi i enëve të gjakut, si dhe problemet me funksionin arterial, mund të jetë shenjë se personi vuan nga tensioni i lartë i gjakut. Hulumtimet kanë treguar se ekziston një korrelacion midis sëmundjeve të zemrës dhe ngushtimit të enëve të vogla të gjakut në retinë. Edhe nëse një person nuk diagnostikohet me simptoma të shpeshta të dështimit të zemrës, problemet me sytë mund të ndihmojnë në identifikimin e një diagnoze të tillë si tensioni i lartë i gjakut.