Sezoni i dredhëzave: Merrni një dozë shëndet, përshpejtoni qarkullimin dhe largoni peshën e tepërt

Dredhëzat përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, fibra, kalium, magnez, hekur dhe acid folik, të cilat, ndër të tjera janë të nevojshme për gratë shtatzëna dhe gratë të cilat planifikojnë shtatzani.

Kanë një pamje të parezistueshme, erë të këndshme dhe shije të mrekullueshme, frut që në të njëjtën kohë është i shëndetshëm dhe shërues. Padyshin që bëhet fjalë për dredhëzat (Fragaria), të cila janë pjesë e familjes Rosaceae.

Interesante është se dredhëzat janë i vetmi frut farat e të cilëve nuk janë të fshehura në brendësi të frutit, por janë të vendosura jashtë.

Vetitë shëruese të dredhëzave

Vetitë shëruese të dredhëzave janë të njohur që nga kohërat e lashta. Përveç frutit, për mjekim mund të përdoren edhe rrënjët dhe gjethet e dredhëzave.

Çaji nga gjethet e dredhëzave me shekuj është përdorur si ilaç kundër dhimbjeve të stomakut, inflamacioneve të fytit, gripit, ftohjes dhe mjekimin e dhimbjeve të eshtrave.

Përgatitja bëhet në këtë mënyrë: 2 lugë gjethe të thata të dredhëzave, mbulohen me 250 ml ujë të vluar. Pas 15 minutash çaji kullohet. Pini tre herë në ditë nga një filxhan, pas ushqimit. Gjithashtu mund ta përdorni edhe për të shpërlarë gojën.

Nëse doni që të pastroni organizmin nga toksinat, për darkë konsumoni një porcion me dredhëza (duke mos ju shtuar sheqer), kështu që kur të zgjoheni në mëngjes do të jeni të freskët dhe plot energji.

Nëse keni kokëdhimbje, mos merrni menjëherë aspirinë, sepse për dallim nga aspirina e cila përmban acid acetilsalicilik, dredhëzat përmbajnë salicilate natyrore dhe kanë vetitë analgjezike. Mjaftojnë dhjetë luleshtrydhe që të ndikojnë njejtë si tableta.

Falë cilësive anti-inflamatore, antipiretike dhe antibakteriale, dredhëzat ndihmojnë në zbutjen e inflamacioneve, në uljen e temperaturës së latrë dhe dhimbjeve të muskujve.

Dredhëzat përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C, fibra, kalium, magnez, hekur dhe acid folik, të cilat, ndër të tjera janë të nevojshme për gratë shtatzëna dhe gratë të cilat planifikojnë shtatzani.

Dredhëzat më së miri është të konsumohen të freskëta, të pasheqerosura dhe mund t’i konsumojnë edhe personat me diabet.

Dredhëzat mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit, në sëmundjet e tëmthit dhe mëlçisë, në parandalimin e sëmundjeve të stomakut, gjithashtu edhe në artritis dhe reumatizmën, në rimëkëmbjen nga sëmundjet, në trajtimin e anemisë, gurëve në veshka, në tensionin e lartë të gjakut dhe kolesterolin.

 Dredhëza për një pamje të përsosur

Dredhëzat gjithashtu mund të përdoren edhe për zbukurim, sepse falë vitaminës C dhe A e pastrojnë dhe e forcojnë lëkurën, e mbajnë lëkurën me shkëlqim dhe të shtrënguar. Mjafton që një ose dy herë në javë t’i vëmë në fytyrë (dredhëza të prera në feta ose si maskë) dhe pastaj të lahet fytyra, së pari me ujë të vakët, pastaj me ujë të ftohtë.

QË DHËMBËT TUAJ TË SHËNDRISIN NGA BARDHËSIA, FËRKONI ATO ME DREDHËZA ME ÇKA DO TË LARGONI PLLAKËZAT E DHËMBËVE

Gjinia femërore me siguri do të gëzohet për faktin se, dredhëzat mund të ndihmojnë në luftën kundër celulitit.

Vitaminat C dhe A, të cilat janë antioksidantë që e ngadalësojnë plakjen dhe humbjen e elasticitetit të indeve, i shkatërrojnë radikalet e lira dhe me konsumim të rregullt të dredhëzave përshpejtohet qarkullimi.

Shumë popuj anembanë botës besojnë se dredhëzat kanë veti afrodiziake.

Dredhëzat dhe shampanja janë sinonim i mbrëmjeve romantike për çiftet. Duke marrë parasysh formën e saj prej zemre dhe ngjyrën e kuqe, nuk duhet të na befasojë fakti se i është dedikuar Venerës, perëndeshës së dashurisë.

Dredhëzat rrezatojnë – mjafton që vetëm ti shikojmë ato dhe të na rikthehet buzëqeshja në fytyrë.

Së fundmi, kushtojini vëmendje kësaj: gjatë konsumimit të dredhëzave ekziston rreziku që ata të jenë të trajtuara me pesticide të dëmshme. Prandaj është është më së mirë të blini dredhëza në kuti që kanë deklaratë. Luleshtrydhet gjithashtu janë alergen, kështu që njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj tyre duhet ti shmangin.