Sezoni i virozave – frutat dhe perime që ndihmojnë parandalimin

Shtoni këto artikuj ushqimor tek të ushqyerit e juaj dhe sezonin e virozave të vjeshtës kalojeni të shëndetshëm.

Vitaminat C, A dhe B janë më të rëndësishmet për ruajtjen e imunitetit dhe parandalimin e viruseve dhe baktereve. Për fat të mirë, të gjithë mund të futen në organizëm nëpërmjet ushqimit.

Citruset – Vitamina C

Për rezistencë më të mirë ndaj ditëve të ftohta më së miri është të konsumoni citruset – portokall, limon dhe grejpfrut. Ato përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C. Grejpfruti për shkak të vetive shëruese është më i dobishëm, por nuk rekomandohet më shumë se një në ditë. Ky citrus zëvendëson edhe disa barna, kështu që nuk është ide e keqe të konsultoheni me mjekun. Praktika e mirë është që në mëngjes, në stomakun bosh të pini një gotë lëng.

Ulçera e stomakut, nyjet e dhimbshme… këto sëmundje mund që të mos sulmojnë në vjeshtë

Spinaqi – Vitamin B dhe C

Përveç brokolit, spinaqi është perime që përmban sasi të mëdha të koenzimit Q10. Ai është i pasur me vitaminë B, prandaj mbron nga sëmundjet kancerogen, sëmundjet e sistemit të gjakut dhe zemrës, përmirëson shikimin, lëkurën e bën më të bukur. Edhe brokoli është i mrekullueshëm për ruajtjen e sistemit imunitar, pasiqë përmban vitamin B, C, kalcium dhe beta-karoten. Perimet me ngjyrë të gjelbërt të errët janë burim i mirë i vitaminave A, C dhe E, si dhe acidit folik, prandaj sigurohuni që kjo perime të jetë gjithmonë në tryezën tuaj, sidomos në periudhën e vjeshtës.

Qepa dhe hudhra – hekur

Hudhra dhe qepa janë ilaç i mrekullueshëm kundër sëmundjeve të ndryshme. Ato përmbajnë shumë hekur, prandaj rekomandohen për personat që vuajnë nga anemia. Në Egjiptin e lashtë, me qepët dhe hudhrat mjekoheshin dhimbjet e dhëmbit, problemet me lëkurën, veshët, rrugët e frymëmarrjes dhe anemia. Ju mund të parandaloni ftohjen dhe të rrisni rezistencën me këtë recetë shtëpiake: Pritini pesë thelbinj hudhër dhe shtoni ato në një enë me mjaltë. Shtoni pak spec të kuq ose xhenxhefil dhe lereni të qëndrojë për një orë. Herës tjetër kur të ftoheni, merrni një lugë prej këtij ilaçi.

Karrota – Vitamin A

Burim i shkëlqyer i përbërësve të shëndetshëm është lëngu i karrotave. Karrotat përmbajnë më shumë beta-karoten dhe vitaminë A se çdo perime tjetër. Janë të pasura me kalcium, acid folik, hekur dhe pektin.

Speci – Vitamin C

Specat përmbajnë shumë karotenoide dhe vitaminë C. Pastron mukozën dhe stimulon kollitjen. Për forcimin natyral të sistemit imunitar, e rëndësishme është që të merrni  ushqime të shumë llojshme, shumë fruta dhe perime, dhe të paktën tetë orë gjumë në ditë. Gjithashtu, shmangni stresin dhe stërvituni sa herë që mundeni.