Sezoni i spinaqit – përdoreni sa më shpesh: Ul tensionin e gjakut dhe rikthen forcën

Përfitimet nga konsumimi i spinaqit janë të shumëfishta. Është i mirë për shëndetin, për humbjen e peshës, për rimëkëmbjen pas sëmundjes, në shtatzani, gjatë mungesës së energjisë...

Të gjithë e mbajm mend Popeye-in marinar, filmin vizatimor përmes të cilit në fëmijëri mësuam se spinaqi jepte forcë dhe i bënte muskuj e mëdhenj! Kuptohet, efekti i tij nuk është aq shpërthyes sa tregohet në filmin vizatimor, por se perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitamina dhe minerale është një e vërtetë absolute . Spinaqi duhet të hahet gjatë gjithë vitit, sidomos në muajt e pranverës kur trupi ka mungesë vitaminash dhe mineralesh pas dimrit rraskapitës. Njerëzit e shëndoshë duhet ta hanë rregullisht, por në mënyrë të moderuar.

Domethënë, spinaqi njihet si burim i shkëlqyer i hekurit – një porcion mesatar mbulon 21% të dozës së rekomanduar ditore (RDA), gjithashtu është edhe burim mjaft i mirë i vitaminës A (59% e RDA për porcion), acid folik (49%), mangan (44%) dhe vitamin C (34%). Ndër përbërësit e tij më të fortë janë vitamina B, vitamina E dhe K, pastaj magnezi, kalciumi, kaliumi, natriumi, fosfori, zinku, squfuri, jodi, bakri, aminoacidi arginin dhe lizin dhe fibrat dietike.

Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me vitamina dhe minerale 

Përfitimet nga konsumimi i spinaqit janë të shumëfishta. Për shembull, magnezi është i nevojshme për funksionimin e të gjitha muskujve, përfshirë edhe zemrën, kaliumi e lehtëson punën e zemrës dhe veshkave, nxit pastrimin e organizmit, ul tensionin e gjakut, stimulon punën e pankreasit dhe tretjen e ushqimit, vitamina B është e rëndësishëm për metabolizmin e karbohidrateve, forcon nervat dhe përmirëson aktivitetin e trurit dhe ka efekt pozitiv tek flokët, lëkura dhe thonjtë, vitamina C e forcon sistemin imunitar, fibrat e rrisin rezistencën e përgjithshme të organizmit dhe stimulojnë peristaltikėn e zorrëve.

Acidi folik është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ndërtimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në shtatzani, pasiqë mundëson zhvillimin e fetusit.

Përbërësit e spinaqit marrin pjesë edhe në procesin e shërimit të epidermës, qetësojnë sistemin nervor, veprojnë si koagulantë, rregullojnë nivelin e kolesterolit në trup…

Mos e ngrohni spinaqin

Për të ruajtur sa më shumë përbërës të dobishëm dhe për të shmangur formimin e përbërësve të dëmshëm, ujin në të cilin e keni zier paraprakisht spinaqin hidheni, sepse është i ngopur me nitrate. Gjithmonë duhet të përgatitet pak para se të konsumohet, pasi që një herë është trajtohet termikisht, nuk duhet të nxehet përsëri (për shkak të formimit të nitrateve, të cilat me veprimin e baktereve të zorrës së trashë konvertohen në nitrosamina që veprojnë në mënyrë kancerogjene).