Shega me të vërtetë është frut unik dhe misterioz e cila që nga kohët e lashta paraqet simbol të fertilitetit, shëndetit të mirë dhe jetës së përjetshme. Origjinën e ka nga Persia dhe në të kaluarën ishte e njohur si fruti i perëndive. Besohet se e ruan rininë dhe zgjat jetën.
Shega konsiderohet si një nga frutat më tërheqëse në mbarë botën. Hulumtimet shkencore kanë vërtetuar se shega ndihmon pjellorinë tek gratë.
Vetitë shëruese të shegës:
- Shega është një antioksidant shumë i fortë që parandalon shfaqjen e kancereve të caktuara;
- Lëng i shegës ul rrezikun e sulmit në zemër dhe në tru;
- Parandalon mpiksjen e gjakut në arterie;
- Zvogëlon tensionin e gjakut;
- Zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak;
- Në mënyrë të favorshme vepron në sistemin nervor qendror;
- Përmban substanca bimore të cilat e stimulojnë prodhimin e serotoninës në organizëm, kështu që është e dobishme për zbutjen e depresionit;
- Farat e shegës janë një burim i pasur i vitaminave (sidomos vitaminave C dhe A), që do të thotë se ky frut është i dobishëm edhe për sistemin imunitar;
- Është e dobishme për kockat, kështu që rekomandohet si parandalim i osteoporozës dhe osteoartritit;
- Shkatërron bakteret Escherichia coli dhe bakteret Staphylococcus;
- Përmban shumë hekuri, kështu që mund të ndihmojë në largimin e simptomave tek personat anemikë, siç është dobësia dhe marramendja.
Sa i përket gjinisë mashkullore është vërtetuar se shega rrit fertilitetin tek meshkujt, pasiqë ndikon pozitivisht në cilësinë dhe përqendrimin e spermatozoideve. Është vërtetuar se dy gota lëng shege në ditë rrisin libidon, si tek meshkujt ashtu edhe tek femra, pasi ky frut ndikon në rritjen e niveleve të testosteronit në trup tek të dyja gjinitë.